Skip to main content

Tetova News

Mario Muchnik: Shkrimtarët që kam njohur nga Kadare te Sabato dhe Borges


Mario Muchnik ka qenë një nga redaktorët dhe botuesit e shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX. Elias Canetti, Ismail Kadare apo Bruce Chatwin, para se të kurorëzoheshin me dafinat e famës kaluan nëpër duart e tij. Muchnik-ut i pëlqen ta mbajë gjallë kujtesën për këta shkrimtarë. Ai sapo ka botuar vëllimin e pestë me kujtime dhe pranon se mund të ketë edhe një të gjashtë. “Kështu ruhet e gjallë kujtesa”,- thotë ai në një intervistë për elPeriodico-n spanjolle.
Në ditët e sotme, pothuajse të gjithë duan të bëhen shkrimtarë. Pse, sipas jush?
Për shkak se shkrimtarët janë të kurorëzuar me lavdi. Ah, shkrimtari! Shumë autorë shkruajnë për imazh, për t’u bërë të famshëm.
Nuk ishte kështu njëherë e një kohë?
Jo. Ka qenë shumë ndryshe. Me shkrimtarët ndodhte si me mjekët: Nëse fitonte shumë para, shihej me mosbesim.
Si ishte Elias Canetti? Ju e keni botuar atë pak para Nobelit?
Më magjeps ai njeri. Ka një sens humori jo shumë të lehtë për ta kuptuar. Ishte një tip i vështirë.
Po Italo Calvino?
I vështirë shumë. Ai është natyrë e heshtur, aq sa në një moment nuk di çfarë mund të bisedosh me të. Por ka shkruar libra të mrekullueshëm si “American Diary” ose “Italian Fables”
Cortázar ishte person tërheqës, me sa keni shkruar?
Ai është një bashkëbisedues shumë i mirë. Ne kishim ëndrrat tona. Kishte humor dhe kënaqeshim shumë. Nikol dhe unë kaluam me të verën e fundit, sigurisht që nuk e dinim se ajo do të ishte e fundit. Ishte shumë i trishtuar. Ishte njeri shumë i mirë. Një njeri i nderuar.
Jaime Salinas, duket gjithashtu një njeri i nderuar..
Po. Është një njeri shumë i ëmbël, që kam patur rastin ta njoh gjatë punës sime.
Po Gore Vidal si ishte për ju?
Është një amerikan tipik. Kushëri i Kennedy dhe Al Gore. Por nuk binte aspak dakord me Kennedy-n dhe me republikanët. Nëse nuk di si të sillesh me të, e ke të pamundur komunikimin.
Ernesto Sabato-n e keni njohur që kur ju ishit ende fëmijë?
Ai erdhi një ditë të diele për çaj në shtëpinë time. Ishte natyre që të ngjallte kureshtje. Sigurisht që ai kishte shumë ndikim tek unë. Isha shumë i ri. Më kujtohet që ishte shumë i dobët dhe vazhdimisht  serioz. Unë sigurisht që nuk e merrja mundimin që të konfrontohesha në biseda me të.
Gjithashtu keni njohur dhe Octavio Paz
Po, por më pak. Unë i bëja vazhdimisht vizita se na lidhte puna bashkë. Është bashkëbiseduesi më i mirë që kam takuar në jetën time. Me të mund të flisje për tema nga më të ndryshmet, për filma, muzikë, për gjithçka. Kishte kulturë të mahnitshme.
Augusto Monterroso?
Njeriu më fjalëpak që kam takuar në jetën time. Kishim një promovim dhe ai u ngrit dhe tha: “Unë do të flas shkurt. Ju faleminderit shumë”,- dhe u ul. Është e mahnitshme ndikimi që ka pasur ai në letërsi. Kjo komiku më i madh i gjuhës.
Po John Benet?
Nuk më pëlqen. Ai besonte se ishte si William Faulkner. Mustaqet, qëndrimi, çdo gjë ishte teatër i pastër. Ishte një kopje e keqe e Faulkner, kjo është ajo që ishte John Benet. I vetëkënaqur.
Jorge Luis Borges??
Një nga njerëzit më të këndshëm që kam takuar. Mirësia e tij është e klasit të lartë. Unë e admiroj prozën e tij.
Gabriel García Márquez?
Ai ka shkruar një libër “Njëqind vjet vetmi”, por unë kam një hatërmbetje me të, sepse kishte thënë në një artikull që redaktorët përfitojnë nga naiviteti i autorëve. Ai është një djalë shumë i mirë, por nuk është plotësisht i besueshëm.
Mario Vargas Llosa?
Ai është një mik i madh. E takova kur të dy jetonim në Londër. Simpatik./mapo

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…