Skip to main content

Tetova News

Politika dhe intelekti - Branko Merxhani (Botuar ne vitin 1935)

S’ka njeri, me pak tru në kokë, që të mundij të mohojë, na duket, se kalojmë një periudhë me një rëndësi të madhe dhe bile të jashtëzakonshme të jetës s’onë kombëtare. Një periudhë decizive ndryshimi dhe transformimi në të cilën jeta e jonë kolektive hedhë hapat e para për formimin e ndërgjegjes së bashkët të Shqiptarismës nacionaliste. Një periudhe e tillë ka nevojë për dritë; bile për shum dritë.
Gjendja e përparshme ka qenë një gjendje e errët. Nuk ishte e vetëkuptuarshme. Kishte nevojë për analyzë dhe për ndriçim që të kuptohet. Rreth e rrotull Pushtetit u krijuan gardhe të pa-kuptuarshme dhe nga ky shkak gjendja e përparëshme kishte humbur po thuaj çdo kontakt me Mendimin e Përgithëshmë. Një cipë mysteri ishte hapur në çdo pikë të horizontit shqiptar. Brënda në disa lagështira të rënda ushqehesh krimbi i zemërimit dhe i dëshpërimit. Mendimi i Përgjithëshmë kishte et për dritë. Nuk i drejtohet ndjenjës po logjikës. Mendimi i Përgjithëshmë orientohet për në kritere logjike – për në të drejtën dhe për në të dukurën…
* **
Duke analyzuar pak vjet më parë në shtyllat e një Reviste një nga veprat kritike më me rëndësi të shkrimtarit tyrk të njohur Aga Oglu Ahmet, shkruanim: “…Shtet dhe Qeveri, qytetrimi europian këto gjëra i ka të ndara. Atje Qeveri nuk do të thotë Shtet. Shtet është emëri i dytë i Popullit. Shtet do të thotë Komb-Nasion. Kur këto të dyja kuptime trazohen, kur Shteti çduket nën formën e Qeverisë dhe Qeveria e poshtëron kuptimin e Shtetit, ahere lind, si përfundim natyral i kësaj anarhije shoqrore dhe mendore Absolutisma (Neo-Shqiptarisma, 1930. Tre Qytetërime, f. 47)
Për neve një nga shkaqet më të thella të krizës së periudhës së përparëshme, ishte edhe mos-shquarja e këtyre dy njohjeve sociologjike. Organisma e jonë politike mbajti po thua vazhdimisht karakterin e vet gjenetik, pa që të mundij të shvillohet e të perfeksionohet, duke mbaruar pak e nga pak qëndrën e mbështetjes së saj në sheshe më shoqërore, dhe pa që të kërkojë të marij jetë të re e dritë të re drejtë-për-drejtë nga burimet e fjeshta të ndërgjegjes kombëtare, që ësht duke u formuar me kohë. Kështu pas lindjes s’Organismës s’onë politike të qëndruar, Pushteti, në vënd që të ndëret në të gjitha shtretet e jetës popullore, t’afrohet më shumë, mbeti i rrethuar nga ngushtësija nisëse e origjinës gjenetike, i krijoi vetëhes një gjëndje të koklavitur, një udhë të verbër tragjike, dhe dita-ditës e kufizoi më tepër çdo gjë të gjallë, të drejt-për-drejtë, të sinqertë, të vërtetë. Oportuniteti e shpërnguli nevojën e brëndshme. Nën të tilla kondita nuk ishte e mundur që Shteti dhe Pushteti t’i afrohet idealit Shtetror të math, domethënë të refuzojë formimin e tij logjik..
* * *
Këtu e shumë vjet më parë një nga sociologët më të vjetër, që e përdori në mënyrë të veçantë kuptimin e Mendimit të Përgjithëshmë, shkruante: “Vetëm me anën e Mendimit të Përgjithëshmë sundon edhe më i forti i Monarkëvet” (Herbert Spencer, “Principles of Sociology”, f. 264)
Një nga mësuesit më të fortë të sociologjisë gjermane të sotme shkruan: “Marrëdhënja midis Politikës dhe intelektit nuk varet nga forma e Regjimit; kjo marrëdhënje mund t’eksistojë ose të mos eksistojë nën çdo Regjim” (Alfred Weber, “Geist und Politik”, f. 337).
Duke u mbështetur mbi këto parime fare të drejta, krizën tragjike që po shkon marrëdhënja midis Politikës dhe Intelektit ndër neve, ne ia ngarkojmë këtij shkaku kryesor: Vëndi i ynë nuk ka asnjë klasë të formuar e të eaktuar intelektualësh, klasë që të përbëjë burim mendimi shoqnor të math jetik. Vëndi i ynë s’i ka ato idera në të eilat mishërohen, në mënyrë simbolike, elementet e një jete intelektuale që influencon shoqërisht.
Pra për neve problemi vazhdon të mbajë formën që i dhamë me një artikull t’onë të vjetër, këtu e shtatë vjet përpara:
“Nevojë për të krijuar një jetë intelektuale!” (Demokratia, 8 dhjetor, 1928).
Pa jetë intelektuale s’është e mundur të punohet as nonjë ide shoqërore; dhe pa idera, as nonjë jetë kolektive, as nonjë përpjekje reformonjëse, as nonjë Shtet. Idea i konditon faktet. Idetë false ose të falsifikuara, na kanë shpurë në faliment. Idetë e drejta do të na ndihmojnë të rindërtojmë, dhe të rindërtojmë fort. Tërë problemi ësht një problem qëndre- një problem i organizimit të fuqive intelektuale të vendit me një drejtim të eaktuar dhe me një ndriçim të mjaftuar!


1935

Popular posts from this blog

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…