Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2014

Tetova News

BBC, dhjetë libraritë më të bukura në botë

Nga Mastrihti në Paris, Kalifornia në Itali: BBC ka publikuar një listë me 10 libraritë më të bukura në botë. Ja si janë renditur:
Libraria “Acqua Alta”, Venecia, Itali. BBC e citon si “e vetmja librari nën ujë”. Autorja e fotos, Justine Bibler, e ka komentuar kështu foton: “Venecia është përmbytur…… por libraria “Acqua Alta” është e hapur rregullisht”.



“El Péndulo”, Qyteti i Meksikos. Muzikë live, një kafe brenda, për të krijuar imazhin meksikan. Vitin e kaluar, për përvjetorin e 20-të, u ofruan 1000 libra gratis me shënimin: “ky është një libër falas, ju lutem dorëzoheni në një hapësirë tjetër publike”.



“Livraria Lello”, Portugali. Kjo librari historike, e hapur në fillim të 1800-ës, dallohet për stilin e saj “Art Nouveau”.



“Shakespeare & Company”, Paris. E hapur në Rive Gauche në vitin 1951, nga amerikani George Whitman, deri para tre vitesh është menaxhuar nga e bija Sylvia, ka qenë “stacion” i shkrimtarëve si Allen Ginsberg e William S. Burroughs.



“Avant-Garde”, Nanijing, Kinë. I …

INTERVISTA / SALMAN RUSHDIE: Jeta ime si “Joseph Anton”

Për më shumë se një dekadë, shkrimtarit Salman Rushdie iu desh të jetojë i fshehur nga qëllimet e ekstremistëve myslimanë për ta vrarë në zbatim të një fetvaje të lëshuar nga Irani. Rushdie flet në këtë intervistë në lidhje me eksperiencën e mundimshme si dhe përse ka zgjedhur të shkruajë për të në librin me kujtime.

Rushdie, ju i keni vënë librit me kujtime pseudonimin që përdorët gjatë periudhës që qëndronit i fshehur.
Po. E para gjë që më thanë policët ishte se më duhej një pseudonim me qëllim që të mundësoja disa gjëra praktike: duheshin marrë me qera shtëpi të fshehta, si dhe më nevojitej një llogari bankare apo të firmosja ceqe. Vec kësaj, truprojave të mi u duhej një emër i koduar që ta përdornin kur të flisnin me mua. Por mu desh të mendohesha për ditë të tëra për ta gjetur.
Pastaj, nga të gjithë mundësitë, ju zgjodhët “Joseph Anton”?
Emrat e dy prej shkrimtarëve të mi të preferuar: Joseph Conrad dhe Anton Chekhov. Në fillim doja të përdorja emrin e një personazhi që kisha krijuar…

PIKTURË E VARUR NË MUR (Cikël poetik nga libri i Rexhep Shahut, Qyteti i Lutjeve)

Bulevardi i mbretit
Në qytetin tim jam sa hala e një pishe Në bulevardin e madh që ndërtoi mbreti Në kundërshtim me ata që s’e donin të madh Bulevardin e të nesërmës së tyre të vogël.
Në qytetin tim, jam sa jehona e emrit tim të parë Që me dhunë e për interes të parët ma ndërruan Që unë të mbetëm me kokën pas nga emri im i parë Dhe të mos shoh ku vë këmbën në udhën e të nesërmës.
Në qytetin tim piskama e minareve dhe meloditë e                                                                   këmbanave Nuk më thonë asgjë, s’janë meloditë e shpirtit tim, Nuk janë thirrjet e zemrës së tokës time, të malit tim Të cilëve nëna ime u falet dhe u bën kurban.
Në qytetin tim gjurmët nuk shkruhen thellë në tokë Që të mos i fshijë mbivendosja e gjurmëve të reja. Në qytetin tim fshihet përditë dërrasa e zezë Dhe shkrimi tretet ajrit në thërmija të pambledhshme.
Në qytetin tim gomari vihet para kalit dhe tërheq karrocën Liliputët bëjnë hatanë urrejnë Guliverin Sakatët rendin me vrap të jenë kudo të parët Dhe urrejnë…