Skip to main content

Tetova News

20 vjet pa Çarls Bukovskin

Intervistë me Linda King, shoqen e shkrimtarit dhe protagoniste në disa nga veprat e tij më të dashura
Nga Micol de Pas / ICON

Telefonata ime bën të kumbojë telefonin në shtëpinë e Linda King, protagonistes së dy veprat më të dashura të Çarls Bukovskit, “Gratë” dhe “Dushi”. Në atë pjesë të botës është ora nëntë e mëngjesit, dhe unë i propozoj të bëjë një udhëtim prapa në kohë, deri në periudhën kur jetonte me Hank-un (emri i shkurtër i Bukovskit): 9 marsi koinçidon me vdekjen e tij 20 vite më parë. Ajo pranoi. Mjaftojnë vetëm dy fjalë marrëveshjeje për të përshkuar kufijtë e planetit të tij. Toni i ngjirur i zërit shkon shumë me tregimin e një të kaluare të denjë.
Kur u takuan të dy për herë të parë, Linda ishte një grua 30 vjeçare e divorcuar dhe me dy fëmijë. Bukovski kishte një vajzë dhe ishte 20 vjet më i madh se ajo. Jemi në vitet 70’, në periudhën ku fjalët dhe stili i Bukovskit kishin forcën të pushtonin zemrën e lexuesve dhe të fitonte një numër të madh fansash. Po kështu edhe Linda, e joshur nga kompleksiteti i një personazhi “të mallkuar” dhe të qeshur, një vëzhguesi të vëmendshëm të realitetit, kërkon të tërheqë vëmendjen e tij “duke futur shpirtin e saj në një skulpturë”. Ishte profesioni i tij: të bënte skulptura dhe të shkruante poezi. Kështu Çarlsi fillon ta frekuentojë studion nën cilësinë e një modeli. Pjesa tjetër shpjegohet vetëm me një tërheqje kimike të parezistueshme që të shpie në një marrëdhënie çift. Bashkëjetesa, grindjet, marrëdhëniet e përhershme dhe ndarjet janë pjesë e historisë së tij. Aq shumë sa që Linda, disa vite më vonë, shkroi versionin e saj në librin “Të duash dhe të urresh Çarls Bukovskin” (Loving and Hating Charles Bukowski ) që pritet të dalë në treg gjatë muajit prill.
Përse ky titull?
Tregon për marrëdhënien tonë, që si të gjitha marrëdhëniet e tjera, kishte njëkohësisht dashuri dhe urrejtje. Në dallim me atë që ndodh zakonisht, unë kam përshkruar dhe anën më të keqe të gjërave, që normalisht është e fshehur.
Dhe cila ishte ana më e keqe?
…kur pinte, pinte e pinte vazhdimisht. Fillonte herët në mëngjes dhe nuk pushonte kurrë. Kur bëhej i padurueshëm, humbte plotësisht kontrollin dhe unë nuk arrija ta njihja më. Bile një herë, një herë të vetme, më rrahu: kisha frikë dhe u largova. Por nuk ishte vetëm ky problemi: fakti i të qenit partnerja e një personi të tillë ishte e vështirë për t’u duruar. Sepse në mënyrë që ai të pushonte së piri, arrin t’i fshehësh shishet dhe t’i vendosësh kushte. Alkooli e shkatërroi atë. Shkatërroi dhe trupin e tij: kjo e bënte të paaftë. Unë isha 20 vjet më e re se ai dhe isha plot energji.
Ç’raporte kishte me fëmijët e tij?
Me vajzën time kishte një marrëdhënie të veçantë. Shpenzonin shumë kohë së bashku duke pikturuar. Ishte ai që e afroi në votën e ngjyrave: pasion të cilin nuk do ta braktiste kurrë në jetë. Çarlsi ishte shumë i pranishëm në familje. Ishte gjithnjë afër nesh. Një baba i vërtetë.
…po me femrat?
Kur bie fjala për gratë, Çarlsi flet gjithnjë për mua. Ka shkruar për mu në librin “Gratë” (Women). Në kohën kur u botua libri isha shumë e shqetësuar dhe thoja me vete: “Oh Zot, çfarëdo të bëjë ky djalë, shkakton dëme…”. (qesh)
…edhe në veprën “Dushi” flet për ju.
Po, është e vërtetë. Ishte e dukshme që më donte, më ka kushtuar dy libra dhe një numër të madh veprash të tjera artistike. Por, ka pasur edhe shumë gra të tjera. Një herë më telefonoi një ish-e dashura e tij. Donte të takoheshim dhe kërkonte që t’i tregoja çdo gjë rreth Çarlsit…çfarë budallallëku!
..pse ju duket budallallëk diçka e tillë?
Sepse nuk është mirë kur një grua i flet një tjetre për përvojën e saj, aq më pak kur bëhet fjalë për të njëjtin burrë.
Kuptimi i fjalës “dashuri” për Bukovskin?
Pyetje e vështirë. Çarlsi ishte shumë bujar, dashuronte shumë. Por thoshte se njerëzit i kushtonin më shumë kohë dashurisë se sa vetes së tyre. Kjo më bëri të punoja më shumë me skulpturat.
A ndikoi në punën e Hankut takimi me ju?
Në skulpturë nuk ndikoi aspak. Ndërsa në poezi, po. Ishte një punëtor i palodhur, shkruante gjithnjë, më shumë gjatë netëve. Ai e dinte se çfarë donte të bënte. Është një shembull për ata që aspirojnë të bëhen shkrimtarë.
Veprat e tij janë të ngjashme si fotot që një fotograf i bën realitetit..
Kishte një mënyrë të shkruari tepër realiste, përshkruante të gjithë rreth vetes së tij me një aftësi unike të mbledhjes së detajeve. I pëlqente të rrinte me të tjerë, të fliste me njerëz dhe të dëgjonte historitë e tyre. Është e vërtetë, të gjitha ato histori ishin të dobishme për librat e tij. Arrinte të krijonte marrëdhënie të veçanta me njerëzit, të cilët e adhuronin dhe çmendeshin pas fjalëve të tij..
Ai lloj stili të shkruari në atë periudhë ishte me të vërtetë shqetësues…
Përpara se ta njihja Bukovskin, kur isha më pak se 20 vjeç, kisha lexuar një libër të tij që më kishte elektrizuar. Fliste për seksin, atë fjalë që deri në atë kohë ishte tabu. Pak nga pak po shembte të gjitha barrierat, përfshi ato fetare dhe sociale..veprat e tij flisnin për avantazhet dhe disavantazhet e seksit, ç’të mirë e ç’të keqe kishte seksi oral. Unë dhe motra ime shkruanim poezi erotike për revistën Purr. Ishte kthyer në një lloj vartësie, nuk arrinim të ndaleshim më (qesh duke thënë se duhej bërë një libër me titullin “Më të mirat e Purr”). Më pas njoha atë: më pëlqente të flisja për seksin me të nga këndvështrimi femëror.
Po nëse sot do të ishte gjallë, për çfarë do të shkruante?
Nuk ma ha mendja se jemi në një botë të re. Besoj se do të shkruante pikërisht po të njëjtat gjëra.

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…