Skip to main content

Tetova News

At Gjergj Fishta, i harruar (VIDEO)


Kjo ngrehinë nuk është një ahur për bagëtinë, edhe pse duket si e tillë. Është shtëpia e një figure të madhe si At Gjergj Fishta, thuhet në një reportazh të realizuar lidhur me pakujdesinë e institucioneve të Shqipërisë ndaj figurave të ndritura të kombit dhe trashëgimisë së tyre
Një figurë që politika e citon shpesh për vlerat, por që deri më sot nuk ka gjetur kohë t'i restaurojë as shtëpinë, që sot dergjet në këtë gjendje të mjerueshme e në rrezik për të rënë nga çasti në çast.
Nuk është e vështire të dallosh ne Fishtë një fshat me rreth 700 banorë e që ngrihet në krah të rrugës nacionale Tiranë-Shkodër, shtëpinë e Patër Gjergjit.
Ndoshta sepse bie shpejt në sy jo thjesht për shkak të pozicionit disi të ngritur, por edhe pamjes rrënqëthëse që ofron.
Në shtëpinë dy katëshe, veç një pllakate të rastit, autoritetet shtetërore nuk kanë vënë kurrë dorë.
Çarjet ia kanë mbuluar trupin ndërsa lagështira ka thurur harta në të gjithë brendinë e saj. Qëtësia duket mbytëse, ashtu si lakuriqësia e të gjitha dhomave ku dikur lindi At Gjergj Fishta.
Sokol Ndoka, një prej banorëve të fshatit na tregon: "Asnjë njëri s'ka vënë dorë. Askurrkush në këto 23 vjet. Çfarëdo lloj premtimi është bërë, por kurrkush s'ka bërë gjë. Kjo do të bjerë fill. Këtë dimër po s’u vu dorë bien nga brenda. Ju e patë edhe vetë tavani po bie krejt".
Gjithçka tkurret dhembshëm në këtë banesë modeste, por që fsheh kaq shumë vlera pas historisë së saj.
Vajzat e shtëpisë kthehen hera herës këtu, ato janë pasardhëse të At Gjergj Fishtës... Edhe ato janë lindur në këtë shtëpi, në këtë prag, pas këtyre mureve... edhe pse janë larguar kohë me parë, ato kthehen këtu gjithmonë për të prekur e ndjerë sërish nga pranë kujtimet e shkuara.
"Po, sepse pushtetarët vijnë ndoshta dhe kërkojnë vetëm votat, nuk është se mendohen shumë vërtetë për vlerat e këtij kombi. Në kohë fushatash premtojnë shumë dhe të mbajnë diçka të paktën. Disa nga premtimet t'i mbajnë dhe të shikojnë kush janë parësore , kush janë kryesore nga ato premtime që kanë dhënë sepse kjo zonë e ka këtë figurë të shquar. Gjithkush do të dëshironte ta kishte At Gjergj Fishtën të tijin. Ne jemi krenarë për të, sigurisht që jemi, por është edhe një komb krenar për të , thotë Angjelina Gazulli.
Sigurisht, vajza e kane të pamundur të përballojnë restaurimin e saj. Kërkojnë, trokasin, bëjnë apel për më shumë vëmendje jo thjesht për një shtëpi, por kundrejt një figure me vlera për historinë e kulturën e kombit shqiptar, një figurë që citohet pafundësisht edhe nga studiues të huaj.
"Dikur, nuk pati vlerësim nga sistemi komunist, por sot çfarë ka ndryshuar? Sot kanë ndryshuar shumë gjëra me fjalë, por me vepra jo", thotë Zonja Gazulli.
Në shtëpi ka pasur edhe mjaft sende të At Gjergj Fishtës, ndër të cilat siç tregojnë pasardhëset e tij, edhe krevati i thjeshtë që tashmë nuk është më. Dikush e ka grabitur, bashkë me atë çfarë kishte në shtëpi.
"Nuk e dimë kush ishte. E gjetëm bosh. Para nja 3-4 muajsh ndodhi i kishim marrë të gjitha, asgjë nuk kishte mbetur", tregojnë vajzat.
Ambientet e tjera janë edhe më të rrënuara, disa janë rrezuar plotësisht, ndërsa të tjerat përdoren për të mbajtur kafshët.
Politikanet kanë ardhur këtu aq shpesh sa ka pasur edhe fushata elektorale, më pas kanë humbur bashkë me fjalën e dhënë për investime e rikthim në muze të kësaj shtëpie.
Pas nuk ka mbetur asgjë. Veç vizitave boshe që përsëritën vetëm një herë në katër vjet. E po ashtu ka ndodhur edhe me projektet e valvitura me bujë nga monumentet e kulturës, drejtues të tyre, që kane folur aq shumë e po aq shumë kanë kundërshtuar vetveten.
"Janë ngritur muze, janë bërë rrugë dhe vendosur buste me emrin e tij, por kjo shtëpi ka mbetur një rrënojë. Siç e shihni, nuk është vene dore fare. Ka pasur shume premtime nga politikane të ndryshëm. Kane ardhur kane bere vizita. Fushata të ndryshme elektorale, janë marrë edhe vota nën emrin e figurës së Patër Gjergjit, por s'është bërë asgjë. Asgjë nuk është bërë", thotë një banor i Fishtës.
Banoret, rendisin veprat e shumta të At Gjergj Fishtes, rolin e tij, radhet e realitetin e sjelle përmes tyre si një udhëtim ne kohe edhe sot, e jo thjesht ne emrin e fshatit, por edhe ne të vërtetat që duken po aq të prekshme e të pashuara edhe nga kjo harrese e braktisje.
Për të kuptuar të vërtetat e djeshme dhe të sotme mjaft të lexosh Gomarin e Babatasit, të shkruar nga Fishta e në të do të gjesh pjesë drithëruese të realitetit ende të pandryshuar shqiptar./TopChannel
"Ju rrugaça sallahana
vagabonda shakllabana
rrecna t`ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!" 

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…