Skip to main content

Tetova News

Ëndrrat dhe leximi, çfarë lidhje kanë?

Për një gjumë të mirë, përzgjidhni librin e duhur


Ndonëse prejardhja e ëndërrave dhe aq më pak domethënia e tyre, ende nuk kanë marrë një konfirmim shkencor, asgjë nuk i ka ndalur shkëncëtarët dhe studiuesit në periudha të ndryshme të kryejnë studime lidhur me to, apo për ndikimin që mund të kenë situata dhe fenomene të ndryshme pikërisht në ëndërrim. Një studim i tillë është kryer së fundmi edhe në Angli, ku një grup kërkuesish, kanë parë se si ndikon leximi i një libri para gjumit.
Studimi është zhvilluar i tillë; janë realizuar mbi 100 mijë pyetësorë, të cilët u shpërndanë në thuajse çdo librari të Britanisë së Madhe, në lexues të moshave dhe katëgorive të ndryshme. Studimi, i mbiquajtur Dream Lab (Laboratori i ëndërrave) mundësoi në këtë mënyrë që të merrej një informacion i caktuar për 100 mijë lexues. Të dhënat më pas iu kaluan kërkuesve në Universitetin e Galesit, për t’u përpunuar dhe për të nxjerrë rezultate.
Në këtë mënyrë, u arrit që të përcaktohej, në mënyrë shkencore se po, ka një lidhje mes leximit gjatë mbrëmjeve dhe gjumit që individët të caktuar bënin.
Kështu, një libër i mirë, një histori e lehtë, mund t’ju favorizojë ndoshta edhe më shumë se një gotë qumësht apo kamomil, për të pasur një gjumë të mirë e për rrjedhojë edhe të shëndetshëm.
Mos lexoni më shumë se një orë dhe përzgjidhni pozicionin e duhur gjithmonë, nëse i preferuari juaj para gjumit do të jetë libri. Nuk është mirë të lexoni në brinjë dhe as shtrirë, duke e mbajtur librin sipër, pasi kështu rrezikoni të krijoni dhimbje në shpinë dhe për sytë. Ndriçimi gjithashtu do të duhet të jetë a ii duhuri, pasi një ndriçimi më i dobët, por në të njejtën kohë edhe një ndriçim  i fortë mund të reziltojnë shumë të dëmshëm për sytë tuaj. Kini parasysh të mos lexoni më shumë se një orë, para gjumit. Megjithatë, për përzgjedhjen e librit, ç’ka përbën edhe thelbin e gjithë kësaj, lëxoni rezultatet dhe këshillat e studimit të mëposhtëm.

Kush janë ëndërruesit?

Në pyetësorin e hartuar, kërkuesit janë munduar fillimisht të njohin profiling e atyre të cilët frekuentonin bibliotekat, duke konstatuar në fakt se personat që më shpesh shkonin në një bibliotekë, pra në një ambjent ku lexohet në masë, kishin një kujtesë më të mjegulltë të ëndërrave. Në përgjithësi, femrat kishin një kujtesë më të fortë ndaj ëndërrave dhe ishin më të prirura të pësonin ankthe. Ndër të tjera, kërkuesit arritën të kuptonin se më kalimin e moshës, njerëzit ëndërronin më pak dhe për rrjedhojë kishin edhe më pak netë me ankthe.

Më thuaj çfarë lexon

Psikologët kërkuan gjithashtu të krijonin një lidhje mes asaj që lexohej dhe ëndërrave. Për ta, leximi i një romani rozë, me leximin e një thriller, nuk sillte gjumë të njejtë, e aq më pak ëndërra të njejta. Kështu, nga përpunimi i të dhënave të marra nga kërkimet, psikologët arritën të kuptonin se sa më shumë njerëzit lexonin poezi, aq më pak i kujtonin ëndërrat dhe përpos kësaj, kishin edhe tendëncë të mos i mbanin mend ose të mos jua tregonin ato të tjerëve.
Një tjetër fakt interesant , i dalë nga kërkimi, ishte se ata të cilët lexonin romane rozë, me histori dashurie, e kishte më të lehtë të kujtonte dhe  të fliste për ëndërrat e tij. Të tjerët, ata të cilët lexonin histori policeske, apo romane fantastiko shkencorë bënin një gjumë me ëndërra të çuditshme, me ngarkesë të madhe emotive. Në grupin e atyre të cilët ëndërronin më pak, por edhe flisnin më pak për ëndërrat e tyre, ishin edhe ata të cilët lexonin shumë material mbi zhvillime qytetërimesh dhe epokash.

Nga policesku tek ankthi

Në të kundërt me sa mund të mendohej, nuk ka absolutisht as edhe një llloj lidhje mes leximit të historive policeske apo thrillerave me pasjen e anktheve gjatë natës. Me sa duket, të tilla ankthe natën, i sjellin vetëm ato histori fantashkencore sikurse mund të jenë disa subjekte surreal, përshembull libri “Zotëria i unazave” apo të tjerë. Për këta libra, sipas studimit në fjalë, shtohej frekuenca e ëndërrave me përmbajtje të frikshme.
Nga ana tjetër, duke iu referuar sërish të dhënave nga kërkimi, fëmijët dhe adoleshentët që lexonin libra nga me të frikshmit, kishin një probabilitet shume herë më të madh për të parë ëndërra të këqija dhe të pësonin makthe gjatë natës, se të tjerët që lexonin histori të ndryshme, osë që nuk  lexonin fare para gjumit. Kërkimi nxorri gjithashtu fakte shumë herë më interesante për fëmijët. Në  të kundërt, këta libra, nuk kishin të njejtin impakt tek të rriturit. Megjithatë, fëmijët të cilët lexonin libra të frikshëm, edhe pse shihnin ëndërra më të këqija, e dinin në fakt që po ëndërronin.

Në përfundim, psikologët dhe kërkuesit, këshillojnë se leximi është shumë i rëndësishëm në favorizimin e gjumit për disa arsye, ku dominonte ajo sipas së cilës nëse lexohet para gjumit, mendja ka mundësi të shplodhet dhe për pasojë të bjerë në gjumë e tillë. Por kujdes, gjithnjë varet nga ajo çfarë përzgjidhni të lexoni. Bëni mirë të mos ngarkoni shumë mendjen tuaj me libra të rëndë. Megjithatë, mund edhe t’i lejoni vetes policeskë të lehtë, duke qenë se ishin këta, ndër librat që më pak sillnin ankthe dhe ju sillnin ëndërra jo të ngarkuara. Nëse doni që të “lodhni” sytë më shpejt, për t’ju ardhur edhe gjumi më shpejt, përzgjidhni një libër me poezi, apo një histori dashurie. Në këtë mënyrë nuk ngarkoni trurin me histori të rënda, por edhe keni shansin të ëndërroni më pak.
Kujdes të veçantë duhet pasur me librat që përzgjidhni për t’ju lexuar fëmijëve para se t’i vini ata në gjumë. Mundohuni t’ju lexoni një libër jo me histori të frikshme, me figura të cilëve ata ju tremben, nëse doni të favorizoni për ta një gjumë të qetë e të ëmbël./100 revista

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…