Skip to main content

Tetova News

Filozofi Heidegger dhe nacionalsocializmi

A ka qenë filozofi gjerman një antisemit i bindur? Mendimet e ekspertëve për afërsinë e Heideggerit me nacionalsocializmin janë të ndara. Një vëllim me shënime të tij që publikohet për herë të parë e ka rindezur debatin.


Martin Heidegger (1889-1976) vlerësohet si një nga filozofët gjermanë më me ndikim të shekullit të 20-të. Por ai ka qenë edhe anëtar i partisë së Hitlerit, NSDAP, nga viti 1933 deri 1945. Në fjalën e tij të parë si rektor i Universitetit të Frajburgut, Heidegger kërkon në 1933 një rinovim nga themelet të Universitetit me nacionalsocializmin si forcën përcaktuese dhe lidhje me bashkësinë popullore. Se sa e mbështeste vërtet Heidegger ideologjinë nacionalsocialiste është diçka e polemizuar. A ka ajo lidhje me filozofinë e tij apo donte Heidegger të shfrytëzonte momentin e favorshëm për të realizuar idetë e veta?
Filozofi Peter Trawny ka ndezur tani diskutimin për angazhimin politik të Heideggerit me publikimin e të ashtuquajturave fletore të zeza. Fjala është për 34 fletore shënimesh të Heideggerit në të cilat filozofi nga 1931 deri në fillim të viteve 1970 shënonte mendimet e tij. Emrin ato e kanë marrë nga kapakët origjinalë në ngjyrë të zezë. “Fletoret jo vetëm nuk ishin publikuar më parë por ishin pak a shumë të panjohura, pothuajse askush nuk i kishte lexuar ato. Vetë Heidegger është kujdesur që askush të mos i shihte me përjashtim të familjes së tij”, – thotë botuesi Trawny. Ky ka lexuar të 34 fletoret dhe gjen në to jo pak pasazhe problematike: “Tani për herë të parë duhet të themi se Heidegger jo vetëm ishte angazhuar për nacionalsocializmin, e kishte marrë atë seriozisht dhe e ka shoqëruar për një farë kohe me simpati për ta kritikuar fort më vonë. Tani na duhet të shohim se mendimet e tij kanë qenë të hapura për antisemitizmin”. Kështu, Heidegger në fletoret shkruan se hebrenjtë kanë mjaft prirje për llogaritë. Me këtë Heidegger nuk përdor vetëm paragjykime antisemite, por krijon edhe një lidhje me filozofinë e tij në të cilën ai e kritikon fort epokën e teknikës: “Llogaritja për shembull vendoset në një raport të veçantë me teknikën dhe papritur hebraizmi kthehet në një përfaqësues të veçantë të teknikës universale”.
Veç kësaj Heidegger mbështetet në “protokollet e të urtëve të Sionit”, me karakter antisemit. Kështu ai shkruan se “hebraizmi botëror” lufton në mënyrë anonime kundër nacionalsocialistëve. “Ky është një stereotip antisemit i asaj kohe sipas të cilit mendohej se ekzistonte një forcë anonime që vepronte në plan ndërkombëtar, e cila quhej hebraizëm botëror, dhe që përpiqej për shembull të zhdukte gjermanët”, – thotë Peter Trawny.

Heidegger: Në 1933 të gjitha këto nuk ishin shumë të qarta
Ajo që e pati afruar Heideggerin me nacionalsocializmin, sipas Viettas, ka qenë dëshira e tij për një revolucion, për rilindjen e shpirtit gjerman. “Dhe ai besonte ndoshta në mënyrë disi naive kur mori postin e rektorit në 1933 se një rilindje e universitetit mund të sillte edhe një rilindje shpirtërore të Gjermanisë. Por nga vitet 1934/35 ai kuptoi se Rajhu i Tretë ishte pikërisht e kundërta e saj që ai donte: ai ishte një makineri lufte, një filozofi teknike”. Në 1934 Heidegger hoqi dorë edhe nga rektorati. “Një herë më ka thënë: ‘E di, në 1933 e gjitha kjo nuk ishte kaq e qartë”.
Por Peter Trawny e sheh këtë me sy më kritik: ndër të tjera vëllimi me shënimet e Heideggerit gjatë kohës së rektoratit nga 1931 deri 1934 tregon se në ç’mënyrë radikale Heidegger ishte përfshirë në frymën e asaj kohe. Pasazhet që mund të interpretohen si antisemite gjenden rreth fundit të viteve 1930. “Për mendimin tim këto janë pasazhe që përpiqen të shpalosin një antisemitizëm specifik në filozofinë e tij. Dhe ky është problemi i vërtetë: që nuk kemi një filozof i cili ka privatisht ndjenja antisemite apo paragjykime për hebrenjtë, por një filozof që përpiqet të përkufizojë dhe shtjellojë në mënyrë filozofike një definicion si për shembull ‘hebraizmi botëror’”.
Diskutimi pra do të vazhdojë edhe ca kohë. Për më tepër që Silvio Vietta ka njoftuar edhe një tjetër publikim për herë të parë: një letërkëmbim mes babait të tij dhe Heideggerit./standard

Popular posts from this blog

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…