Skip to main content

Tetova News

Këshilli Kombëtar i Librit shpall vitin e De Radës



TIRANE, 7 Mars/ATSH/- Në ambientet e Ministrisë së Kulturës,  u mblodh sot në takimin e parë Këshilli Kombëtar i Librit, në përbërje të të cilit janë: Ministrja Kumbaro Furxhi, me përfaqësuesit e propozuar: Shaban Sinani, Persida Asllani, Brikena Çabej, Eda Derhemi, kryetari i Shoqates-Petrit Ymeri, Arlinda Dudaj, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti. Mbledhja u zhvillua në mungesë të dy anëtarëve: Shaban Sinani dhe Persida Asllani.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Librit dhe Nxitjes së Leximit  u organizua për: Emancipimi i mëtejshëm i raporteve autor, përkthyes, botues, lexues si tregues i emancipimit të shoqërisë shqiptare; Fuqizimi i raporteve me librin dhe leximin në përgjithësi tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe zgjerimi i audiencave
U përkrah ideja e shpalljes së vitit të De Radës, me bashkëfinacim të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Kosovës dhe pergatitjes se veprës nga studiues dhe autorët arbëreshë.
Fakulteti  Filologjisë, departamenti i gjuhës shqipe, përfaqësuar nga Dhurata Shehri kërkoi që edhe aktivitetet e organizuara nga departamenti të përfshihen në këtë veprimtari, kushtuar personalitetit të letrave shqipe.
Anëtarët e Këshillit diskutuan dhe shfaqën interesimin e tyre nga pjesa shqiptare e Malit të Zi dhe Maqedonisë në botimin dhe zhvillimin e aktiviteteve në nder të De Radës në këto treva. Me rëndësi do të jetë edhe shpallja së afërmi e Konkursit Kombëtar për të rinj deri në moshën 18 vjeç me temën “Unë, Milosao”
Ministria e Kulturës Kumbaro propozoj krijimin e Komitetit per mbarevajtjen e aktiviteteve kushtuar këtij viti i cili do të ketë detyrën t’i konceptojë dhe t’i ndjekë në bashkëpunim me të tjerë aktore të kultures”.


Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…