Skip to main content

Tetova News

Oriana Fallaci, një Penelopë në luftë

Botohet në shqip romani i parë i gazetares dhe shkrimtares italiane. Një libër i konsideruar më autobiografiku i Fallacit
 
                                                      Titulli: Penelopa në luftë
Autori: Oriana Fallaci
Përktheu: Beti Njuma
Zhanri: Roman
Data e botimit: Mars, 2014
Numri i faqeve: 232
Çmimi: 700 lekë

Rrëfimi i rritjes së një Penelope moderne, nga vashë naive në grua të pjekur e cinike, nga Amerika e ëndërruar në të vërtetën, nga dashuria sublime në tokësoren. Me pak fjalë, ky është romani “Penelopa në luftë” i gazetares dhe shkrimtares Oriana Fallaci, botuar nga shtëpia botuese “Pegi”, me mbështetjen financiare të Komisionit Europian. “Penelopa” është Oriana Fallaci. I botuar për herë të parë në 1962, në 11 vende të botës, autorja e re, asokohe përshkruan me kurajë një dashuri antikonvencionale.
Është historia e një shkrimtareje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi. Historia e një gruaje e cila, e huaj në Nju Jork, nuk ngurron të sfidojë padrejtësitë e një shoqërie maskiliste, duke u përballur me tematika, si homoseksualiteti, aborti dhe integrimi racial, që janë aktuale edhe sot. Fallaci flet për veten, për takimin e saj me Amerikën dhe për idenë mbi Amerikën: atë të parën, iluzionin dhe atë të mëpasmen, realitetin. “Penelopa” konsiderohet si një nga librat më autobiografikë të Fallacit, ku duken qartë shenjat e gazetares së ardhshme dhe feministes së “pandërgjegjshme”.

Oriana Fallaci (1929– 2006) ishte një gazetare italiane, autore dhe intervistuese e politikanëve dhe të fuqishmëve botërorë. Partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si gazetare. Fallaci u bë e famshme ndërkombëtarisht falë reportazheve të saj mbi luftërat dhe revolucionet, si edhe për intervistat e saj të shumta me udhëheqësit botërorë gjatë viteve ’60, ’70 dhe ’80. Pas daljes në pension, ajo u kthye sërish në qendër të vëmendjes kur shkroi  një sërë artikujsh dhe librash që kritikonin islamin, të cilët polarizuan përsëri opinionin publik ndërkombëtar.

Kritika

Nga Oriana Fallaci, gazetarja më e madhe italiane e shekullit XX, të gjithë kemi mësuar, në mënyrë të pakundërshtueshme dhe pa lënë vend për dyshim apo keqkuptim, se nuk ekziston një tjetër mënyrë rrëfimi, përveç asaj që e vë rrëfyesin në krye të tij. Nuk ka objektivitet, por subjektivizëm të dukshëm. Jo paanësi, por njëanshmëri të sinqertë dhe të shfaqur qartazi: rrëfimi nga pikëpamja e vetvetes, vështrimi personal mbi gjërat.
- “Concita de Gregorio”

Oriana Fallaci, një intervistuese therëse e të fuqishmëve dhe një gazetare kundër idhujtarisë, që u kthye vetë në një idhull…
- “The New York Times”

Kur ishte 16 vjeçe, ajo (Fallaci) zgjodhi të jetonte si një shkrimtare sepse fjalët e shkruara nuk vdisnin si fjalët e thëna, por mbeteshin në letër.

- “The Economist”

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…