Skip to main content

Tetova News

Të punosh pak, të përfitosh nga të tjerët

Nëse puna ishte e mirë, do punonin edhe priftërinjtë. 

( Enzo Del Re )

Nga Pieranxhelo Filigedu*


Të dashur njerëz pasivë, në fillim ishte Edeni, Parajsa në Tokë dhe fjala punë, ende nuk ishte shpikur. Përkundrazi ekzistonte, edhe më e pafat fjala lodhje, nëse është e vërtetë se ditën e shtatë vetë Perëndia e ndjeu nevojën që të pushonte. Por është edhe e vërtetë se, pasi u krijua universi, bimët, kafshët, njeriu dhe gjithçka tjetër, puna më e madhe ishte bërë dhe për disa miliona vjet, në pritje të argëtimit më të mirë, Perëndia jonë mundi të kthehet tek puna e tij (dhe e jona) e preferuar, d.m.th tek dembelizmi më absolut.
Edhe Adami nuk ia kalonte keq. Duke mosditur se çfarë ishte puna, nuk vuante nga mungesa e orëve, edhe e atyre me zile. Sigurisht, mërzitej disi, pikërisht për këtë Hyjnia e mendoi mirë që ti vinte përbri Evën, e paraqitur nga shumë njerëz si një budallaqe e madhe dhe kështu Adami gjeti sesi ti mbushte ditët e tija. Për bukurinë e Evës do të isha disi i kujdesshëm. Vetë Adami, po ta mendosh mirë, duhet të ishte i ngjashëm me njeriun leshtor të Neandertalit dhe jo me kryqëzimin mes Tarzanit dhe Shvarcenegerit, ku pasqyrohet, jo në mënyrë besnike në pikturat e lashta dhe moderne. Vetë Perëndia, nëse është e vërtetë se njeriun e kishte bërë sipas imazhit dhe ngjashmërisë së vet, duhej ti ngjante dhe ai një lloj King Kongu, sesa atij Plakut të madh të thinjur, i dalë mrekullisht nga dora e Mikelanxhelos. Dhe nëse kaq më jep aq, edhe Eva duhej të ishte gati një majmune e bukur dhe joshëse.
Megjithatë dukë mos qenë në atë vend dhe në atë moment alternativa më e mirë, ish brinjës, iu desh sigurisht të bënte figurë të keqe, aq është e vërtetë sa Adamit iu desh pak kohë që ti zbulonte përdorimet e shumëfishta, duke e konsideruar shumë më zbavitëse dhe interesante nga njëmbëdhjetë të tjerat. Siç thuhet, si rrethanë lehtësuese në atë kohë, nuk duhej të kishte dhe gjuhë, kështu që është legjitime të supozojmë se gruaja e parë ishte pak më llafazane se modelet e mëpasme, duke i ofruar kështu partnerit ndonjë apo aspak raste për kunja reciproke.
Pra duke konsideruar pro dhe kundër, mund të themi se prindërit tanë më të parë bënin një jetë, po ta përmbledhim, gati perfekte, jo shumë larg nga parimet e shëndetshme që u japin jetë shkrimeve të Bashkimit tonë shumë të dashur Kombëtar të Luftëtarëve Kundër Punës, për të cilën ndihem i nderuar ta kryesoj.
Nëse do të deshim ti bënin një apel Krijuesit, mund ta kritikojmë me të drejtë faktin se, si Adami dhe Eva ishin, për fat të keq, pa atë mjet të çmuar pa të cilin, shumë prej anëtarëve tanë, nuk do të dinin sesi ta përdornin kohën e tyre : në fakt as ai, as ajo nuk kishin kërthizë. Duhet për këtë të presim ngjarjen e trishtë të mollës dhe të gjarprit, pra të marrim pjesë në eksodin e parë masiv të historisë, kur e gjithë popullsia prej dy banorësh u shporr nga Parajsa dhe u dërgua në Tokë. Që të punonin me djersën e ballit (ai), që të lindte me dhimbje (ajo), dhe ndoshta nuk është e rastësishme që të dy vuajtjeve iu dha i njëjti emër ankth. Dhe kjo nuk mund veç të konfirmojë sa iu dorëzuar përjetësisë së Librit të shenjtë, pra se puna nuk është dhuratë e Perëndisë, por ndëshkimi i tij maksimal!
Pasi përfundoi transferimi, të dy iu dedikuan lindjes së fëmijëve dhe menjëherë kërthiza dhe me të arti fisnik i të kruarit të të ngjashmit (edhe sot alternative e vlefshme ndaj përuljes së kurrizit në veprimtaritë më turpe të punës) dhe lindja e udhërave të para soditëse, të prirur ndaj vrojtimit të përjetshëm të shenjës së rrumbullaktë, pra kozmogonia e parë, ku të shumtë krijojnë bindjen më të vendosur se kërthiza e vet paraqet qendrën e saktë të krijesës. Edhe pse sot është vetëm Xhovanoti që e mbështet publikisht, të shumtë janë ata që kultivojnë fshehtazi atë teori tërheqëse.
Sigurisht kërthiza nuk do të ishte, nëse gruaja nuk do të dënohej që të lindte me dhimbje, por me teknika më pak të përgjakshme. Kërthiza është aty që të na kujtojë se të gjithë ne vijmë nga mëkati fillestar, pasi humbëm një botë të përsosur për të cilën njeriu ishte i destinuar të ishte Sovran i padiskutuar.
Është detyra jonë ta kujtojmë, edhe pse mënyra tjetër për ta kujtuar mëkatin fillestar (të punosh me djersën e ballit), jo vetëm që nuk është soditur nga statuti i Bashkimit tonë të lavdishëm, por është më i lodhshëm se një vrojtim i rregullt dhe metodik kërthizor.
Puna na u sanksionua si ndëshkim dhe jo si vlerësim. Përkundrazi, si dënimi maksimal mes të mundshmve për mëkatin më të madh : mosbindja ndaj vullnetit të Perëndisë! Ndoshta për këtë që fetarët, të paktën me fjalët e më të bindurve ndaj Krijuesit, e konsiderojnë veten të përjashtuar përjetë nga i ashtuquajturi dënim, pra me të drejtë të plotë që të mos punojnë. Është e drejtë që të mos rrezikojmë që të biem në gabimin që e dënoi Adamin, betohen për “kreshmë” dhe e mbajnë në distancën e duhur femrën.
Le ti nderojmë pra këta luftëtarë që prej dymijë vjet tallen me punën dhe lodhjen. Sigurisht u desh pak kohë që të krijosh një strukturë si Kisha, por askush nuk mund ta mohojë se sot Kleri, si Aristokracia dje, jetojë në kënaqësinë më të shenjtë pa pasur nevojë të praktikojë asnjë lloj pune.
Betejat kundër punës janë sot më të drejtat dhe të detyrueshme ndaj të gjitha betejave. Është lufta e Bashkimit që të fitojë një Parajsë të humbur, por që i është premtuar dhe që i detyrohet.
Sigurisht ky është shpirti që i jepte jetë në vitin e largët 1996, njërit prej baballarëve tanë themelues, kur nën petkun e rremë të Pantagruelit firmosi atëherë, në kohët që smund të vihej në dyshim, apelin e tij, që ta këput shpirtin, drejtuar të rinjve.
Punë? Jo, faleminderit, preferoj të jetoj!

Përktheu Arjan Th. Kallço /milosao

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…