Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2014

Tetova News

Shtegtimi krijues jetëson stinën poetike

Pëllumb Gorica boton librin me poezi, “Dallëndyshet e erës”
Pëllumb Gorica po rrugëton me sukses në artin magjik të letërsisë. Këto ditë botoi librin me poezi, “Dallëndyshet e erës”. Botim i shtëpisë botuese ADA. Libri është një metaforë e bukur krijuese, shkruar me dashuri dhe ndjenjë. Pasi ta lexosh, gjendesh i përfshirë në një ngarkesë shpirtërore ku flatërimet poetike të autorit kanë dendësi mendimi, ndjesi dhe sidomos figurshmëri, që nuk është e rëndomtë. Do më pëlqente të citoja disa fjalë për poezinë e Pëllumbit nga i njohuri, poeti Agim Bajrami: “Poezia e Pëllumbit, aq sa është e thjeshtë dhe e ngarkuar me impresione, është aq edhe e shqetësuar dhe kërkuese ndaj enigmave të jetës. Sa delikate, aq edhe e fuqishme përballë sfidave dhe dritëhijeve të realitetit….”. Pëllumb Gorica është afirmuar me paraqitjet e tij në rrjetin mediatik dhe internetik, me mendime analitike, por edhe hulumtime kulturore dhe historike. Pjesëmarrja në manifestime letrare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dh…

Kujtimi yt, Orija - Le Clézio

Natën sjell në mend emrin tënd, Orija, që je gruaja ime dhe emrat tuaj, Sandra, Xhamila dhe Ali, fëmijët e mi që ju dua. E fillova me emrin tënd dhe me emrin tënd dua ta mbyll, Orija, gruaja ime, sepse ti je ajo që dua më shumë në jetë. Kur u nisa nga Tata, para tre vjetësh, duke lënë prapa gjithçka që kam dashur dhe kam njohur që prej fëmijërisë, shtëpinë e tim eti dhe të mëmës, s‘kisha asgjë për të marrë me vete. Ne ishim aq të varfër sa më duhej të ikja. Mora me vete atë që kisha më të çmuar, emrin tënd. Vetëm emrin tënd, Orija. Ai është shumë i ëmbël. Unë e përsëris atë çdo ditë, çdo natë. Emri yt më jep forcë për të punuar. Ai është bekimi im. Orija, emri yt më turbullon e më mbush me lumturi kur e shqiptoj. Ai ka hyrë aq thellë në shpirtin tim sa më duket sikur kam lindur me të. Çdo mbrëmje, kur, i lodhur nga kantieri i Giglionit, hyj në dhomë, që gjendet te Rruga e Italisë, bashkë me tunizianin Malik dhe shtrihem. Nuk e dëgjoj më zhurmën e televizorit, s‘e shoh dritën e kaltër q…

Nata e fantazmave - Gani MEHMETAJ

Natë e ftohtë, akull. Nga alpet sllovene frynte veriu që të priste fytyrën dhe të fshikullonte trupin nga koka e mbuluar me helmetë deri të këpucët alpine në këmbët e mpira. Ishim në një pllajë mali. Nuk e përcaktoje dot vendin. S’kishte asnjë vendbanim në afërsi, nuk dëgjohej asnjë blegërimë delesh a pëllitje lopësh, as britma katundarësh. Ndjenja e braktisjes ndjehej gjithandej. Ruanim objektin ushtarak, rrethuar me tela gjemborë. Rrëmujë e pasiguri gjithandej në vendin ku nuk na kishin ftuar. Flitej se shpërthimi i një lufte pritej së shpejti. Largësia mes rojave nuk qe më shumë se katërqind metra. Por nuk e shihnim njëri-tjetrin. Në të majtë bënte roje Stipe, djaloshi nga Posavina e Kroacisë, në të djathtë ruante bashkëmoshatari i tij Zorani nga Shumadia e Serbisë. Tutje tyre ishte Senadi nga Bosnja dhe Lajoshi nga Panonia në kufi me Hungarinë. Unë mes tyre rrija i mpirë në këmbë më pushkë supeve. Ndiqja më vëmendje lëvizjet në pyll, i mbështetur për një pemë të trashë që më mbulon…

Burgu i Ri - Faruk Myrtaj

Ajo i kërkoi diçka krejt të veçantë. “Një dhuratë që nuk i është ofruar asnjë femre tjetër në këto vise…!” Duke njohur natyrën e tij dhe shpirtin e saj, ai i premtoi një burg. U bë i ditur vendimi i parë i kabinetit të ri: miratimi i fondeve për ndërtimin e një burgu. Banorët e kryeqytetit, që gjithnjë i qenë gëzuar shprehjes “lërmë o Zot të rroj”, shtetasit e ngeshëm që ishin gati të pranonin të kishin simbol kombëtar jo shqiponjën, por kërmillin, dhe ata që u bindeshin pa kushte e pa dhimbje gjithë qeverive që pasonin njëra-tjetrën, nuk e fshehën dot befasimin. Në njoftim nuk fshihej përpjekja që burgu i ri të mos paragjykohej si vend privimi, pra si burgjet e deriatëhershme. Sipas zëdhënësit të qeverisë, shtëpia e re pa qira do mirëseardhej si respektuese e së drejtës për dinjitet qytetar. Ligji i shenjtë dhe secili i respektuar, edhe kur do t’i duhet të zhvendoset në këtë burg. Numri i shëtitësve në “Bulevardin e Të Rënëve Pa Vetëdije”, bulevard që shkonte e urtohej tek këmbët e pall…

Me bekim dashurie apo hidhërimi…

Derek Walcott Poezi/Këndime të heshtura engjëjsh – Derek Walcott, marrë nga libri “Pik-Vere”; Poet e dramaturg, Walcott është nderuar me “Nobel” në vitin 1992. Vepra e tij epike është vlerësuar për magjinë e brendshme në trajtimin e kuptimit të anglishtes në dallim nga bashkëkohësit e tij. Metodizmi dhe spiritualiteti e kanë ndjekur që nga fillimi punën e Walcottit, ku ai vetë ka komentuar se nuk ka ndarë kurrë të shkruarit e poezisë nga lutja, se është rritur duke besuar se është një profesion, si një profesion fetar. Përvoja e poetit vjen e shkrirë mes trupit dhe asaj që ka parë, si ëmbëlsia derdhet në zemër dhe kur gëzohet në gjithçka që shikon, me bekimin mbi të…

                                        III Në hotelin Kuin Park, me dhoma të bardha të larta, Unë nxora rish pasqyrën time të parë. Një kërmill shkitës Në basen porcelani shkau nga shtegu i vet për kah Parnasi. Çdo fjalë e shkruar mori përngjasjen e gabuar. Nuk mund dot t’i lidh këto rreshta me visoret e fytyrës. Fëmija që vdiq …

Flurudha