Skip to main content

Tetova News

Albautor denoncon: Një akademik mësoi studentët me veprën e vjedhur të kolegut

Violeta Murati


E drejta e autorit është në situatë katastrofike! Problemi kryesor është zbatimit i ligjit. Dy janë shembujt më flagrantë, qoftë për botën e shkencës, ashtu dhe të krijuesit që lidhet me televizionet. Sillen dy raste flagrante. Por vetëm kaq, vetëm konstatohet në këta 20 vjet. Dje në ditën botërore të librit kjo pjesë në sheshet e shtruara me libra nuk është përmendur. Por, në Akademinë e Shkencave me paragjykimin se ky institucion ka rënë në letargji “zgjimi” ka qenë i befasishëm në një takim krejt të çlirët nga truket e akademizimit.
Për të përcjellë mesazhin e drejtores së përgjithshme të UNESCO-s me temën “Librat nuk janë imunizuar nga një botë në ndryshim e sipër” një mbledhje modeste në sallën e Akademisë së Shkencave mund të shndërronte në një debat të madh. Por vetëm problematika ishte e tillë, sado që tonet e njerëzve më aktivë të botës akademike sot për sot si profesor Artan Fuga kanë artikuluar çështje që mund të mbahen gjatë në diskutime siç edhe u tha. Një rast i përballjes së librit me tregun, si ka precipituar kuptimi i librit me indiferencën ndaj kulturës, duke u pohuar se kjo ka shkatërruar edhe librin shkencor. Por treguesit akademikë të botimeve shkencore kanë dhe një ballafaqim konkret. Bëhet fjalë për denoncimin që u bë dje nga agjencia “Albautor” për të drejtën e autorit në botimet shkencore. Përfaqësuesi i saj, Idar Bistri pasi ka bërë një historik të gjatë mbi ardhjen deri sot të ndërtimit të konceptit mbi të drejtën e pronësisë së krijuesve, në fund fare ka ndalur në dy shembuj flagrantë.
Një akademik, profesor, me tituj, karrierë të gjatë që i përket fushës së shkencave… Madje, i vetmi pedagog i fushës ka vjedhur kolegun e tij, konsulentin e tij. Bëhet fjalë për një libër alternativ. Bistri është dëshmitar i këtij ballafaqimi i cili ka treguar se ndryshimi i kopjes së librit të paraqitur nga ky akademik, pedagog, nuk ka asnjë ndryshim, qoftë edhe një presje nga libri i kolegut! “Është një pirateri vulgare vjedhja që ky pedagog i ka bërë kolegut të tij, që dëshmon për shkretëtirën ligjore”, – ka thënë Bistri. Ky rast nuk ka çuditur askënd në auditor, jo vetëm pse nuk u tha konkret emri i akademikut vjedhës, por për faktin se nuk është herë e parë që dëgjohen të tilla raste flagrante duke mbetur vetëm në konstatime. Më tej, drejtori i “Albautor” ka thënë se ka me dhjetëra e dhjetëra raste që janë cituar shkencëtarë të huaj por nuk u është përmendur emri. Në fakt shumë pranojnë se kjo “vjedhje” është injektuar qysh prej diktaturës ku nuk u lejohej të citonin të huajt, por si duket askush nuk ka thënë këtë gjurmë të vërtetë, duke e bërë normë vjedhjen. Alarmi është: Nëse duam të shihet një shkencë e zhvilluar duhet ndryshuar kjo situatë. “Kjo është imperative. Një person i tillë është i barabartë me hajdutin në qeli, është vjedhje. Vjedh pronën e tjetrit. Akademiku, kishte kaq vite që mësonte studentët me veprën e kolegut tjetër nuk ka reaguar. Por i ktheu një përgjigje, të cilën unë e lexova si avokat i tij që: duhet të kesh turp që akuzon kolegun… këto janë absurditete që nuk i gjen as në vendet afrikane”.
Ky është rasti më minimalist, sipas Bistrit, si më nga të prekshmit. Por rasti më flagrant më madhor, gjithëpërfshirës, që nuk lë vend për asnjë lloj alibie as në raportet shtetërore që zbukurohet nga shteti, apo organizatat autoritare është i vetë “Albautor”.
“Ne përfaqësojmë, për shkak të gjithë sistemit që është ngritur, gjithë autorësinë intelektuale për veprat audiovizive, letrare e muzikore në Shqipëri. Ka vite, që televizioni publik u kërkoi dy transmetuesve të tjerë që liçencohen nga autoritetet publike, kanë marrë repertorin e huaj, pa asnjë leje, e gjitha pirateri”.
Me këto nivele që ka ligji për të drejtën e autorit, Bistri dorëzohet duke u shprehur që në këto ditë si 23 prilli, duhet bërë analizë e thellë e këtyre zhvillimeve, për të mos përsëritur në vite të njëjtin problem me njëri tjetrin.
Por Salvatore Bushati, kryetari i seksionit të Shkencave Natyrore në Akademinë e Shkencave, në ironi kërkoi që “Albautor” të “rrinte” më pranë botimeve shkencore, megjithëse bashkëpunojnë në rrjet për të drejtën e autorit, kanë formatuar ligjet, kanë bërë edhe trajnim te 15-katëshi, për të drejtën e autorit – por në ndjekjet e çështjeve të tilla qëndrojnë larg. “Ne kërkojmë nga ju që të na mbështesni, do të dëshironim që si shumë mekanizma të tjera që janë në Shqipëri të merreshin jo me pasojat por pak dhe me shkakun. Ju duhet të ishit zëri i fortë i rregullave dhe ligjeve të publikimeve shkencore të të drejtës së autorit”, – shprehu Bushati.
Duke aluduar se si rasti i akademikut në fjalë mund të zbulohen dhe të tjera, Bushati ka ftuar “Albautor” të qëndrojë më pranë komunitetit shkencor. “Sot ju nxorët një rast të kërkimit shkencor që është tipik për të drejtën e autorit dhe nxjerr disa probleme.
Duan diskutime të mëdha problemet tona në këtë pikë”.
Për të vazhduar raportin e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave, si qendër informimi, u bë gati një melankoli e plotë në raportimin e saj, drejtorja Mariana Ymeri. Statistikat e nxjerra bënin fjalë për një lexues në rënie, sidomos për kërkimin shkencor. Përgjigje e kësaj rënie ishte dhe numri i revistave shkencore: nga 10 revista Akademia e Shkencave përfunduar në dy.
Janë dy periodikë që botojnë artikuj shkencorë, “Studia Albanica”, që boton artikuj shkencor, në gjitha disiplinat e gjuhës. Botohet në frëngjisht, por së fundi artikujt mund të gjenden anglisht dhe gjermanisht. Është dhe revista për shkencat e natyrës që ka nisur botimin vonë, në vitin 1996-ën, Të dyja këto revista, botime të Akademisë botohen në gjuhë të huaj dhe jo në shqip. Por Ymeri thotë se një nga problemet kryesore është cilësia. Akademia është garanci. Drejtorja e Bibliotekës flet për një tregues si faktori i impaktit, që ka hyr tani në editorinë e tyre, që në botë njihet prej viteve ‘60, ku botohet raporti i botimeve, e klasifikuar. “Kjo është arsyeja që nganjëherë revistat tona përpiqen të krijojnë këtë impakt faktor. A e kanë revistat e akademisë këtë impakt faktor? Në lidhje me politikat editoriale dy revistat e Akademisë kemi marrë përgjigje pozitive, se ndiqen. Biblioteka Shkencore ka marrë një nismë për krijimin e një site dhe indeksimi të vlerësimit të rezultateve të kërkimit shkencor në Shqipëri. Është një projekt i cili mbështet nga qeveria sllovene, jep përgjigje të shpejtë dhe transparente”.
Por lexuesi është kyç i gjitha probleme, thotë Ymeri. Është numër i vogël. Shkaqet janë të shumta nga ekonomike, politike madje dhe teknologjike. “Nuk mund të them që të rinjtë nuk interesohen për shkencën, por të shikohet qarkullimi i librit shkencor në Bibliotekë duhet ta themi edhe këtë. Është fenomen i njohur. Leximi i librit është bërë gati mision i pamundur. Para dy vitesh Biblioteka realizoi projektin duke krijuar mundësinë e aksesimit të botimeve më prestigjioze nga fusha të ndryshme të shkencës. Nga kjo ofroheshin rreth 17 mijë revista për t’u lexuar online, në 160 fusha. Është e shtrirë në gjithë vendin. Projekti ndiqej nga ne qoftë dhe gjithë monitorimi dilte se përdoruesit ishin gjithsej vetëm 2 mijë vetë. Nuk është numër për t’u mburrur. Arsyet mund të jenë të shumta. Klikimet më të mëdha, ishin nga Akademia e Arteve dhe të dytët nga Fakultetit i Mjekësisë”.
Ka mjaftuar ky konkluzion “fatal” për botimin shkencor që takimin ta përmbyllte me mesazhin e tij, akademiku Artan Fuga: Akademia e Shkencave është një potencialitet shumë i madh në jetën kulturore dhe shkencore. Mundësitë e saj për të propozuar edhe politika në drejtim të administrimit të fushave të ndryshme ndër to edhe të librit edhe të shkencës. Për këtë kam bindjen dhe vërtet ia vlen të përpiqesh, ndërkohë nga të gjitha diskutimet që bëjmë këtu dhe jashtë është e qartë që ne duhet të njohim të paktën dy tre gjëra: e para, duhet të njohim që kontakti i lexuesit me librin është në rënie dhe niveli kulturor, shkencor që vjen nga ky burim që është libri është në rënie, kjo krijon një paradoks sepse numri i të rinjve në universitete shtohet, ndërkohë niveli në rënie aq sa, ne, sot jemi në një shkollë gati folklorike; e dyta, sipas asaj që kam bindjen është se, ne, kemi një raport midis të mirës publike, tregut edhe kulturës që është një trinom i cili duhet mbajtur mirë parasysh sepse kërkon politika publike të cilat s’mund të jenë më konstatime dhe operacione të veçanta, të izoluara dhe hieroglife pa koherencën e brendshme dhe vërtetë një mënyrë ku të rimendohet dhe të paraqitet në afatgjatë gjithçka”.


Mesazhi i Artan Fugës: Ka rënë niveli i universiteteve, sa sot jemi në një shkollë gati folklorike

Si një mesazh me titull personal është: Akademia e Shkencave është një potencialitet shumë i madh në jetën kulturore dhe shkencore. Mundësitë e saj për të propozuar edhe politika në drejtim të administrimit të fushave të ndryshme ndër to edhe të librit edhe të shkencës. Për këtë kam bindjen dhe vërtet ia vlen të përpiqesh, ndërkohë nga të gjitha diskutimet që bëjmë këtu dhe jashtë është e qartë që ne duhet të njohim të paktën dy tre gjëra: e para, duhet të njohim që kontakti i lexuesit me librin është në rënie dhe niveli kulturor, shkencor që vjen nga ky burim që është libri është në rënie, kjo krijon një paradoks sepse numri i të rinjve në universitete shtohet, ndërkohë niveli në rënie aq sa, ne, sot jemi në një shkollë gati folklorike; e dyta, sipas asaj që kam bindjen është se, ne, kemi një raport midis të mirës publike, tregut edhe kulturës që është një trinom i cili duhet mbajtur mirë parasysh sepse kërkon politika publike të cilat s’mund të jenë më konstatime dhe operacione të veçanta, të izoluara dhe hieroglife pa koherencën e brendshme dhe vërtetë një mënyrë ku të rimendohet dhe të paraqitet në afatgjatë gjithçka.

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…