Skip to main content

Tetova News

Më trego një përrallë!/ Tregimet kanë ekzistuar shumë para librave të shkruara. Ato kanë qenë bazë e shumë librave.


“Më trego një përrallë!” Me siguri secili prej nesh i ka kërkuar ndonjë herë gjyshit apo prindërve e ka shprehur këtë dëshirë, por me tregimin e historive dhe përrallave transmetohen tek brezat e rinj përvoja dhe vlera dhe krijohet afërsi shoqërore. Matías Martínez, themelues i Qendrës për Studimin e Tregimeve në Vupertal, thotë se tregimet paraqesin zanafillën e çdo kulture: “Të gjitha shoqëritë njerëzore kanë për bazë një mit themeltar dhe këto mite janë në parim tregime”.
Shpesh në tërë botën janë treguar tregime të ngjashme, që janë transmetuar në bazë të rrëfimeve dhe dëgjimeve. “Iliada” dhe “Odiseja” e Homerit janë treguar me shekuj të tërë gojarisht, para se në shekullin e 18-të të zënë vend në letër. Në mesjetë ka qenë shumë i përhapur arti i rrëfimit: nga rapsodët, të cilët njëkohësisht kanë qenë edhe shkrimtarë, poetë dhe muzikantë.

Tregimet gojore po zhduken
Në shekullin e 18-të ka filluar tradita e leximit të shkrimeve të shkruara. Tregimet gojore zhduken ngadalë nga jeta e përditshme. Në Gjermani është bërë një kthesë e madhe në veçanti në kohën e Luftës së Dytë Botërore, tregimet popullore më nuk dëgjohen. Njerëzit më nuk kanë dëshirë të dëgjojnë histori, pasi që ato janë keqpërdorë për qëllimet e nacional-socializmit në Gjermani. Në zhdukjen e tyre kanë kontribuar në masë edhe përhapja e radios, televizionit dhe internetit.
Por sot, me gjithë dixhitalizimin dhe burimet e informimit, ende ka tregues historish. Një prej tyre është Michel Zirk, i cili për 15 vjet me radhë merret me këtë profesion. “Arti i tregimit të historive është që ato të tregohen për herë të parë. Për shumë njerëz tregimet dhe përrallat janë diçka për fëmijët”, – shpjegon Zirk në intervistë me “DW”. Por shumë njerëz janë befasuar me rëndësinë e këtyre tregimeve shumë interesante.

Duhet pasur kohë për të dëgjuar
Për dallim prej gjërave të përditshme, tregimet janë një art i ngadalshëm. Vendi dhe atmosfera duhet të jenë të veçanta, për të zgjuar interesimin dhe fantazinë e atyre, që dëgjojnë. Ndryshe nga leximet, një tregues duhet të ketë aftësinë mimike, gjestet dhe aftësitë që të futet thellë në tregim dhe të krijojë një atmosferë familjare tek publiku.
Ndaj tregimet janë shumë më interaktive dhe më të gjalla se sa vetë akti i leximit para publikut. “Njerëzit përjetojnë gjërat, të cilat u tregohen”, – thotë Zirk. Treguesi i historive flet me një gjuhë më të thjeshtë madje edhe përrallat e vëllezërve Grimm, në mënyrë që ato të kuptohen me lehtë

Tregimet moderne
Tregimet dikur janë incizuar dhe emetuar në media. Në vitet ‘30 radioja ka qenë në modë, ndërsa në fillim të shekullit 21 kjo formë gati është harruar. Në fillim të viteve 2000 janë incizuar disa vepra të Hiçkokut, që kanë përjetuar një bum të vërtetë. Prej fillimit të këtij shekulli shumë të popullarizuara janë tregimet që incizohen dhe dëgjohen, shpesh me muzikë, shushurima dhe elemente dhe aktorë, që ta kujtojnë kohën, kur kanë ndodhur, shpjegon Paul Conrad.
Në 12 vitet e fundit, në Lajpcig është mbajtur edhe një festival me këtë temë. 10 ditë me radhë tregohen tregime të ndryshme, për të rinj dhe të moshuar. Çdo ditë ka gati 2000 vizitorë të interesuar, sepse në këtë formë “nxitet imagjinata e të dëgjuarit dhe hiqet dorë nga shikimi. Kjo është një kinema në kokë”, – thotë Conrad.
Njerëzit, megjithatë, janë më shumë të interesuar për libra sesa për lojëra që mund të dëgjohen. Por Matías Martínez mendon se edhe kjo mund të ndryshojë, sepse mund të ndryshojnë edhe kufijtë mes kulturës së dikurshme dhe asaj moderne./standard

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…