Skip to main content

Tetova News

Një libër për “çështjen” e gazetave


Gazetari Sami Neza ka publikuar së fundmi librin me titull “Gazeta, menaxhimi i krizës në medien e shkruar”. Nëpërmjet këtij studimi autori ka synuar të përmbushë hipotezën se shtypi i shkruar është në krizë, zgjidhja e krizës kërkon mjete të tjera që kapërcejnë kapacitetet aktuale të shtypit të shkruar. Paradigma ku është mbështetur zhvillimi i këtij sektori mediatik nuk sjell zgjidhje, sipas Nezës. Ai thekson se ashtu si në shumicën dërmuese të vendeve të botës edhe shtypi i shkruar në Shqipëri po kërkon mjete të tjera ndryshe prej atyre të traditës për të mbijetuar qoftë edhe në një gjendje tjetër.
Në gazetat e përzgjedhura për një pjesë të studimit ai ndan rastet e suksesit te secila si dhe sugjeron transformime që do të mundësonin rast pas rasti suksesin në tregun print dhe atë online.
Pjesë e rëndësishme e kërkimit janë analiza konkurruese në tregun e gazetave, analiza PEST (analiza e ambientit politik, ekonomik, social, dhe teknologjik), analiza SËOT
Neza thotë se ky libër është një mundësi e re për gazetat në zgrip të mbijetesës t’ia dalin të ruajnë tregun dhe lexuesit qoftë edhe nëpërmjet transformimeve të thella në menaxhim, përmbajtje, kanale komunikimi etj. Ai bën një analizë të gjerë të kapaciteteve editoriale, menaxheriale dhe teknologjike të gazetave të përditshme si dhe ndërton për disa nga ato një analizë përmes së cilës u sugjeron zhvillimin në terrenin online.
Në libër ka rekomandime konkrete për medien e shkruar, se si duke u mbështetur në tregun shqiptar, zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit ato mund të ndërmarrin hapa reformues dhe transformues në dhomën e lajmeve, përgatitjen e përmbajtjes, shpërndarjen e informacionit dhe thithjen e të ardhurave.
Autori ofron përvoja të zbatuara në media të huaja siç janë përshkruar disa shembuj nga media suedeze dhe norvegjeze. Po ashtu praktika të avancuara të zhvillimit në ueb të gazetarisë së shkruar janë përshtatur për rastin shqiptar të gazetave, duke u ofruar si praktika të suksesshme për tu ndjekur nga gazetat e përditshme shqiptare. Gazetat mund të marrin nëpërmjet këtij libri, skema të gatshme të zhvillimit të ndërmarrjeve të tyre në kushtet e reja të teknologjisë së informacionit, shndërrimit të interesave të lexuesit.
Nga pikëpamja e menaxhimit të gazetave dhe trajtimit të krizës së shtypit të shkruar, “Menaxhimi i krizës së shtypit të shkruar”, përbën të  parin punim shkencor në Shqipëri mbi këtë lloj produkti mediatik me këndvështrim menaxhimin dhe transformimin e gazetave. Autori mban gradën shkencore Doktor në Gazetari nga Universiteti i Tiranës si dhe MBA nga Universiteti i Nebraskës, SHBA dhe Universiteti i Tiranës. Ai ka punuar si gazetar e drejtues mediesh të ndryshme për më shumë se 20 vjet. Libri është botim i UET Press.

Popular posts from this blog

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…