Skip to main content

Tetova News

Simone de Beauvoir, tri novela për mesogratë



“Gruaja e thyer”, një pasqyrë për të gjitha gratë. Tri novela nga shkrimtarja dhe filozofja franceze, Simone de Beauvoir, për vetminë, tradhtinë dhe ndryshimin



“Mos vallë heshtja do të zinte vend përgjithmonë mes nesh? Një çift vazhdon të rrijë bashkë për inerci pa asnjë arsye tjetër: mos ishte vallë ajo çka ishim duke bërë? Të kalonim edhe pesëmbëdhjetë apo njëzet vjet, pa asnjë ankesë të veçantë, pa armiqësi, por secili në guaskën e vet, me problemet e veta, duke shoshitur dështimin personal, e ku çdo fjalë bëhet e kotë?”. Një gjendje aspak e panjohur. Një “grua e thyer” mund të jetë një grua e martuar, e varur, e braktisur, e hedhur dhe e gjykuar nga gjenerata pasuese. Kushdo mund ta ketë ndier veten ashtu. Jo më kot shkrimtarja dhe filozofja franceze, Simone de Beauvoir, shkroi tri novelat “Mosha e maturisë”, “Monolog” dhe “Gruaja e thyer”, të cilat na vijnë në shqip përmes përkthimit të Amantia Kapos në koleksionin “Lotus” të shtëpisë botuese “Pegi”. Një libër për mesogratë, që me kalimin e moshës ndeshen me vetminë, lënien pas dore, xhelozinë dhe rivalitetin nga femrat më të reja, ndryshimin dhe mpakjen e trupit të tyre. Me këto tri histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave në moshë të mesme, të cilat përballen me kriza të papritura. Në tregimin që i jep edhe titullin librit, qetësia e heroinës shkërmoqet kur ajo zbulon se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore. Në “Koha e maturisë”, një profesoreshë e suksesshme dhe lumturisht e martuar e gjen veten gjithmonë e më të pakënaqur për shkak të tërheqjes së djalit të saj për gruan e tij të re dhe vlerat e saj. Në “Monolog”, një grua e pasur, e llastuar, që gjendet e vetme në natën e Vitit të Ri, vjell furinë dhe zhgënjimin e një jete në një zënkë bezdisëse. Këto tri pjesëza magjepsëse, të mbushura me mendjemprehtësinë e jashtëzakonshme të de Beauvoir-it, na zbulojnë shkrimtaren legjendare në nivelet e saj më të larta. Ajo i tregon personazhet e saja si qenie njerëzore dhe nuk i gjykon ato nga një piedestal moral; ajo nuk krijon heronj që do t’i shpëtojnë këto femra. Në një kohë kur libraritë janë të mbushura me romanca bukuroshesh njëzetecavjeçare që gjejnë lumturinë me “princin” e radhës, një libër i vërtetë dhe kompleks është ai çka duhet.

Autorja
Simone de Beauvoir (1908–1986) ishte një shkrimtare, intelektuale, filozofe, aktiviste politike, teoriste sociale franceze. Ajo nuk e konsideronte veten si filozofe, por pati një ndikim të rëndësishëm mbi ekzistencializmin dhe teorinë feministe. De Beauvoir ka shkruar novela, romane, ese, biografi, një autobiografi dhe monografi mbi filozofinë, politikën dhe çështjet sociale. Midis të tjerash, ajo është shumë e njohur për romanet e saj “E ftuara” dhe “Les Mandarins”, si edhe për veprën e saj eseistike “Seksi i dytë”.

Kritika
“Mendjemprehtë, jashtëzakonisht e aftë… këto tri gra janë individë të besueshëm të paraqitur falë një përzierjeje ironike simpatie dhe dëshpërimi”
The Atlantic

“Një heroizëm i shquar ndjeshmërie” 
The Times Literary Supplement

“Krijimtari e shkëlqyer”
Harper’s

“Tri histori jashtëzakonisht të zgjuara
mbi shkatërrimin e pasionit”
The Sunday Herald Times

“Ajo që të habit më shumë nga libri ‘
Gruaja e thyer’, është mënyra se
si këto gra, të pëlqefshin apo jo,
të futen tërësisht nën lëkurë.” 

Wales Online

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…