Skip to main content

Tetova News

VDES GABRIEL GARSIA MARKEZI




 Ky titan i letërsisë bëri që me veprat e tij miliona njerëz të rruzullit të njihen me bukuritë dhe me antagonizmat e jetës latino-amerikane. Në krijimtarinë e vet zbatoi metodën e realizmit magjik. Në pasqyrimin e jetës së përditshme ndërthuri elementet fantastike, duke bërë që e jashtëzakonshmja të duket sikur është reale.



Lajmin për vdekjen e këtij kolosi të artit të fjalës e dhanë të gjitha agjencitë dhe gazetat më prestigjioze të botës.

Të enjten në Meksiko Siti, vdes nga pneumonia në në moshën 87 vjeçare, njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX Gabriel José de la Concordia García Márquez, i mbiquajturGabo. Lindi më 6 mars 1927 në Arakataka të Kolumbisë, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane. Ishte djalë i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga Márquez Iguarán. Karrierën e filloi si gazetar, duke studiuar njëherazi drejtësinë në  Universidad Nacional de Colombia. Ka ndjekur studimet edhe në Universidad de Cartagena. 

            Më 1982 u laureua me Çmimin Nobel për letërsi.

Romani Një qind vjet vetmi (1967) është botuar në 25 gjuhë të botës në 50 milionë kopje.

Presidenti i Kolumbisë e quajti Markezin “kolumbiani më i madh i të gjitha kohëve”.



Veprat Vjeshta e patriarkut (1975), Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar (1981), Dashuri në kohën e kolerës (1985) i tejkaluan tirazhet e të gjitha veprave të botuara në gjuhën spanjolle, përpos Biblës.

I lexonte me vëmendje shkrimtarët amerikanë Heminguein, Uilliam Foknerin, Mark Tuenin,Herman Melvillin, shkrimtarët evropianë Çarls Dikensin, Lav Tolstoin, Marsel Prustin, Franc Kafkën dhe Virxhinia Vulfin.

Në një rast deklaroi: “Nuk besoj në zot, megjithatë i frikohem atij”.



Njëqind vjet vetmi është cilësuar nga kritikët eminentë si një roman i vështirë për t’u kuptuar, duke u vlerësuar njëherazi si vepra më e mirë e botuar ndonjëherë në Evropë nga një joevropian.

Estetika e këtij kolosi do të përjetojë lashtësinë e Gilgameshit dhe të epeve homerike.



Vepra të njohura të tij janë:



Njëqind vjet vetmi, 1967, Vjeshta e patriarkut, 1975, Varrimi i Nënë Madhes, 1962, Histori e Miguel Litinit, ilegal në Kili, 1986, Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë, 1961, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, 1981, Gjethurinat, 1955, Një histori me paskuinë 1961, Dashuri në kohën e kolerës, 1985, Gjenerali në labirinthin e tij, 1983, Për dashurinë dhe demonë të tjerë, 1994, Historia e një rrëmbimi, 1996, Kujtim kurvash të trishta, 2004, Dymbëdhjetë tregime pelegrine, 1992, Të jetosh për të treguar, 2002.



Xhelal Zejneli

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…