Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2014

Tetova News

NJERËZIT E MI KANË VDEKUR (Poezi arabe)

Khalil Xhibran Shkuan e vanë njerëzit e mi, por unë prore jetoj
Në vetminë time i vajtoj
Të vdekur janë miqtë e mi, dhe në vdekjen e tyre
jeta ime – asgjë përpos një gjëmë e madhe
Në lot e gjak brigjet e vendit tim janë zhytur,
Se njerëzit e mi të dashur ikën e vanë, E unë ende këtu mbeta,
Jetoj si atëherë kur njerëzit e mi jetën e begatitë duke shijuar
Dhe kur kodrat e vendit tim prej dritës së diellit
qenë mbështjellë e bekuar. Njerëzit e mi vdiqën urie,
Dhe ai që prej së uti nuk vdiq – me shpatë u ther,
e unë këtu në tokë largët endem
mes njerëzish të gëzuar që në shtroja të buta flenë
dhe jetës i buzëqeshin, e jeta gjithashtu. Njerëzit e mi dhimbshëm e turpshëm vdiqën
Dhe ja, unë në bollëk e paqe jetoj…
Ç’tragjedi e thellë, si kurrë,
në skenë të zemrës sime lojtur
E gajle ta shohin këtë dramë, sa pak
Se njerëzit e mi janë si zogj krahëthyer,
pas tufës të mbetur, sakat.
—- Mes njerëzve të mi t’uritur, ashtu si ata edhe unë
Dhe i shtypur me bashkatdhetarët e mi, njësoj,
barra e ditëve të zeza më e lehtë do …

Ditari i Woody Allen: “Ja dashuritë e mia spanjolle”

Shënimet e një regjisori nga shesh-xhirimi. Aktorë të irritur, incidente, keqkuptime dhe dëshira të lindura në disa javë shkëputje nga pjesa tjetër e botës. Regjisori i njohur amerikan Woody Allen ka shkruar një ditar për realizimin e tij “Vicky Cristina Barcelona”.  Të fshehtat e Allen në një ditar të shkruar për “New York Times”
2 Janar 
Mora një ofertë për të shkruar dhe drejtuar një film në Barcelona. Duhet të bëj kujdes. Spanja ka shumë diell dhe unë mbushem gjithë quka. Edhe përsa u përket parave nuk është ndonjë fitim i madh, por agjenti im arriti t’u rrëmbente 1/10 e 1% të të gjitha fitimeve që do të vijnë nga filmi pasi të ardhurat të kenë kaluar cakun e 400 milionë dollarëve më shumë se shpenzimet. Nuk kam asnjë ide për Barcelonën. Madje nuk arrij as të ricikloj historinë e dy hebrenjve të Hackensack, New Jersey, të cilët vendosen në një shërbim balsamosjeje me korespondencë. 

5 Mars 
U takova me Javier Bardém dhe Penélope Cruz. Ajo është magjepsëse dhe më seksi nga ç’e kisha im…

I anatemuari Kristo Floqi

Prof.dr.Stilian Adhami
U luftua dhe u la në harresë gjatë viteve të diktaturës. Por u sulmua edhe para Luftës, kryesisht nga ish-bashkëpunëtori i tij i dikurshëm Fan Noli dhe mbështetësit e tij, i cili nuk ia fali pse Floqi shkroi himnin e mbretërisë... Një ndër themeluesit e Federatës Panshqiptare “Varta”, publicisti, dramaturgu, juristi dhe politikani Kristo Floqi mbetet një figurë interesnate për t’u zbuluar



Pa dyshim, janë më se të drejta për pjekjet që bëhen për të nxjerrë nga pluhuri i harresës ata portrete atdhtarësh, intelektualësh e krijues
të çdo fushe qofshin, të së shkuarës, që janë anatemuar për “faje” të pamerituara. Atdhetarët e krijuesit, veçanërisht të traditës, është e domosdoshme të gjykohen me syrin e kohës kur kanë jetuar e krijuar, me rrethanat në të cilat kanë vepruar, mundësitë e përgjigjthshme që kanë ekzistuar e me të cilat kanë qenë edukuar, ëndërrimet e performancat e tyre, zhgënjimet që kanë provuar, etj. Një ndër këta atdhetarë e krijues mjaft prodhimtar të …

Ndizemi e shuhemi - Mihal Hanxhari

Emrin ia mësova shumë kohë pasi u njohëm. Quhej Eva. Shpesh më ka ndodhur që të shoqërohem dhe të kem marrëdhënie me dike, e të mos ia kem ditur emrin. Ndofta më është dukur fort pak i rëndësishëm. Se si e njoha, kur e pashë për herë të parë, s’di të them. Bile`, kur u kujtova se ajo po ecte pranë meje në rrugën e jetës s’ime në atë qytet, isha për shumë kohë indiferent karshi saj dhe kurrë s’mendova se do të lidhesha sadopak me te. Eva, jo. Ajo më kishte takuar mes morisë së njerëzve, më kishte ndjekur ditë e net, më kishte përgjuar dhe isha bërë për te një njeri i dashur, isha bërë një ikonë e paparë, para së cilës ajo gjunjëzoheshe e vetmuar, netëve duke u lutur në heshtje. Më vonë, më tregonte se si më kish dashur së largu, më tregonte shumë gjëra, që më kishin ndodhur, e që unë i kisha harruar, por që ajo i mbante mend me hollësi; i ruante si kujtime të ëmbla dhe ndihej e lumtur, kur tregimet e saj ngjallnin kureshtjen dhe habinë time. Dhe me të vërtetë në shpirtin tim ndjenja një …

Hakëlberri, djali “i keq” i Mark Tueinit

Hakëlberri Fin konsiderohet një prej romaneve më të mëdhenj amerikanë të të gjithë kohërave. Por ashtu si protagonisti, edhe libri ka qenë shpesh herë në telashe Suzanne Bilyeu Në mars të vitit 1885, komiteti i Librarisë në Konkord, Masacusets mori një vendim: libri i ri i Mark Tueinit – “Aventurat e Hakëlberri Finit” – do të ndalohej dhe nuk do të ofrohej në librarinë publike të qytetit. Komiteti kish mbetur i tronditur nga përdorimi që autori i kish bërë gramatikës së keqe dhe gjuhës së ashpër. Një prej pjesëtarëve tha se “i gjithë libri i përket një klase që është më dobiprurës për lagjet e varfëra se sa për njerëzit e respektueshëm, dhe është për t’u hedhur në kosh të plehërave”. Ndalimi i librit në librari bëri bujë, por Tueini ishte i kënaqur nga gjithë kjo zhurmë. Në fund të fundit, ishte reklamë falas. Në një letër drejtuar partnerit të tij të biznesit, shkrimtari 49-vjeçar shkruante se libraria e Konkordit i kishte dhënë romanit të tij më të fundit “një fryrje të tillë të jashtë…

“TE KRISUR” / Të gjithë “mëkatet” e gjenive të letërsisë

Që nga Sartri që dëndej me meskalinë (alkaloid psikedelik, i njohur për efektet haluçinantë), tek dëshirat mazohiste të James Joyce. Që nga teprimet e Francis Scott Fitzgerald, tek Edgar Allan Poe që kishte një dobësi për Lolitat dhe u martua me kushërirën 13-vjeçare, e deri tek nudizmi i Kafkës: të gjithë “mëkatet” e shkrimtarëve të mëdhenj janë përmbledhur në librin “Jetë të fshehta”, me autor Robert Schnakenberg Autori ekzistencialist serioz dhe i pikëlluar, Jean Paul Sartre? Përdorte meskalinë për një vit të tërë, dhe përndiqej nga obsesioni i një aragoste gjigande që e ndiqte mu në mes të ditës. Fituesi i Cmimit Nobel William Faulkner? Punoi si drejtor në posta, por u dëbua kur u zbulua që hidhte pakot me letra në mbeturina. James Joyce, autori i madh i “Uliksit”? I shkruante të shoqes që donte të rrihej me kamzhik dhe që adhuronte të gjithë pjesët më të ndyra të trupit të saj, duke iu lutur që të mos lahej dhe që të linte erën e saj mbi letër. Shakespeare? Shkrimtari i madh shm…

Përsëri po më trand erosi, kjo kafshë e errët, idhnake

Christa Wolf
Christa Wolf (1929-2011), një nga shkrimtaret më të famshme të letërsisë gjermane dhe asaj botërore të dekadave të fundit, fragment nga romani “Kasandra”, përkthyer në shqip nga Afrim Koçi, botimet “IDK” Safo Këtu ka ndodhur. Ajo qëndronte aty. Këta luanë të gurtë, tani pa kokë, e kishin vështruar. Kjo kështjellë, dikur e papushtueshme e tani një grumbull gurishtash, kishte qenë gjëja e fundit që ajo kishte parë. Një armik i harruar prej kohësh dhe qindvjetët, dielli, shiu, era e kishin rrafshuar dhe ia kishin lëmuar gurët. I pandryshuar vetëm qielli, një bllok me kaltërsi të thellë, i lartë, i pafund. Përbri mureve me blloqe ciklopikë, sot si dikur, që i jepnin drejtim rrugës: drejt portës, poshtë së cilën tashmë nuk kullon gjak. Drejt errësirës. Drejt kasaphanës. Dhe e vetme. Me këtë rrëfim unë hyj në vdekje. Këtu përfundoj edhe unë, e rraskapitur dhe asgjë, asgjë që mund të kisha bërë apo lejuar, që mund të kisha dashur apo menduar, nuk do të më kishte çuar dot drejt një f…

Flurudha