Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2014

Tetova News

Mongolë që vijnë e vdesin në Amerikë

Nga Faruk Myrtaj




Njëzetë vjet pa u parë, Lira, shoqe e viteve të gjimnazit, më telefonoi sërish. Nga Amerika.
"Të tërë, këtu ndjehen të barabartë përpara ligjit. Respektohen si njerëz..."
E dëgjoja qartë, s'kish pse ta ndërprisja, s'kish shkak të shtirej, arsye të thosh çfarë s'mendonte.
"Jo se kështu thuhet, as se kështu shkruhet, Të tillë ndjehen e sillen përditshëm..."
Në zërin e saj ndjej ngut për të përcjell siguri. "Absolutisht, më beso, këtu thonë vetëm çfarë mendojnë e çfarë besojnë, jo siç bënim aty..."
Ndjehej se s'pritej të lëshonte në ç'thoshte, por unë që e dëgjoja, duke pasur në kujtesën e syve imazhin e Lirës dikur, s'i kisha shprehur ndonjë rezervë dhe s'kisha ndërmend të dyshoja tek sa dëgjoja prej matanë oqeanit. Aq më pak ta kundërshtoja. S'kisha pse. Edhe sikur diçka ta dija pak më ndryshe, përse duhej t'ja prishja Lirës e ta trishtoja këtë bisedë aq gjatë të pritur e dëshiruar. Aq më tepër kur, siç e kish…

"Camera obscura" - Origjina e botës... Luan Rama, roman. Botuar nga "Globus R."

Pjese nga libri: 

... Atë të hënë në mbrëmje duhej të shkonte në një ekspozitë që hapej në “Les Halles”, pranë “Qendrës Kulturore George Pompidou”. Ishte një mjedis që asaj i pëlqente, një vend plot gjallëri e të rinj, me shatërvanin e madh në mes dhe artistë të rrugës që u binin violinave apo kitarave. Por atë ditë ndjente se e kishte pushtuar një lodhje e çuditshme dhe vendosi të kthehej në shtëpi. Ishte një nga ato ditët kur ajo e ndjente veten krejt të zbrazët dhe pa asnjë lloj dëshire. “Ndoshta ngaqë jam në prag të menstruacioneve”, kërkonte ti mbushte mendjen vetes. Por në thellësi e ndjente se kjo ishte diçka më shumë. Ndoshta mungesa e Fredit. Me siguri… Kur hyri në shtëpi dhe ndezi televizorin, u befasua menjëherë nga pamjet që po transmetoheshin: një tablo ku shquhej me sa dukej trupi i gjymtuar i një gruaje, me këmbët e hapura dhe seksin e saj në plan të parë. Pamja lakuriqe e habiti pa masë, ndërkohë që spikeri fliste për tablonë e gjetur më së fundi të Gustav Kurbesë, e cil…

Smerald - Ivan Bunin

Bluja e errët e qiellit të natës në qetësinë pluskuese të reve, gjithkah të bardha, ndërsa përqark hënës – të kaltëreme. Përqendrohesh dhe – as retë lëvizin – as hëna lundron, por bri saj, bashkë me të pikon loti i artë i një ylli: hëna lundron prajshëm lartësish të paskaja dhe e merr me vete gjithë e më lart këtë yll. Ajo shtrihet brinjazi në pezulin e çelur të dritares: me kryet anuar këqyr lart – koka i endet rrotull nga lëvizja e qiellit. Ai qëndron në gjunjët e saj. - Çfarë ngjyre është kjo? Nuk mund ta përcaktoj dot! Po ju, Tolja, mundeni? - Për çfarë ngjyre, Kisa? - Mos më thërrisni më kështu, njëqind herë ju kam thënë. . . - Si urdhëroni, Ksenia Andrejeva. - E kam fjalën për këtë qiell ndërmjet resh. Çfarë ngjyre mahnitëse! Dhe e tmerrshme dhe magjepsëse. Me të vërtetë qiellore, se në tokë të tillë nuk ka. Thuajse smerald. - Përderisa është në qiell, sigurisht që qiellore është. Vetëm se smerald çne? Dhe ç’do të thotë smerald? Kurrë gjallë s’më kanë zënë sytë smerald. Juve, thjesht, …

Eksperienca shqisore

Arshi Pipa Lexime filozofike/ Nga libri “Skicë e një konceptimi mbi jetën”, traktat filozofik, i shkruar më 1955, në burgun e Burrelit
Mendimi është veprimtaria vetjake e trurit të njerëzor. Vetëm njeriu është i pajisur me mendimin, edhe pse kafshët superior kanë një tru, i cili në dukje, pak ndryshon nga ai njerëzor. Por indi nervor që përbën trurin, duhet të jetë i përbërë nga qeliza nervore të një cilësie shumë të mirë: ndryshimet e funksionimit të dy truve, njerëzor dhe shtazor, nuk mund të mos jenë bazuar, në përgjithësi, në ndryshimet e tyre strukturore. Edhe vetë truri njerëzor paraqet një ndryshim strukture në pjesët e veta përbërëse: korja e trurit, ku janë përqendruar veprimtaritë më të larta të shpirtit, ua kalon pjesëve të tjera në përsosmëri strukturore. Qeliza nervore është një ind si çdo ind tjetër trupor, muskulor, kockor etj. Ajo nuk gjendet në ato forma të ulëta jete, të cilave u mungon ndërgjegjja: bimët nuk janë të pajisura me to, dhe as format më të ulëta që përbëjnë…

Flurudha