Skip to main content

Tetova News

Eksperienca shqisore

Arshi Pipa
Lexime filozofike/ Nga libri “Skicë e një konceptimi mbi jetën”, traktat filozofik, i shkruar më 1955, në burgun e Burrelit

 Mendimi është veprimtaria vetjake e trurit të njerëzor. Vetëm njeriu është i pajisur me mendimin, edhe pse kafshët superior kanë një tru, i cili në dukje, pak ndryshon nga ai njerëzor. Por indi nervor që përbën trurin, duhet të jetë i përbërë nga qeliza nervore të një cilësie shumë të mirë: ndryshimet e funksionimit të dy truve, njerëzor dhe shtazor, nuk mund të mos jenë bazuar, në përgjithësi, në ndryshimet e tyre strukturore. Edhe vetë truri njerëzor paraqet një ndryshim strukture në pjesët e veta përbërëse: korja e trurit, ku janë përqendruar veprimtaritë më të larta të shpirtit, ua kalon pjesëve të tjera në përsosmëri strukturore.
Qeliza nervore është një ind si çdo ind tjetër trupor, muskulor, kockor etj. Ajo nuk gjendet në ato forma të ulëta jete, të cilave u mungon ndërgjegjja: bimët nuk janë të pajisura me to, dhe as format më të ulëta që përbëjnë kalimin nga jeta vegjetative tek ajo shtazore. Ai që është thelbësor për çdo kafshë, është indi muskulor, domethënë ai ind që është paracaktuar për lëvizjen, kusht i presupozuar për çdo jetë shtazore. Indet e tjera janë vetëm transformime dhe zhvillime të këtij indi zanafillor. Një shembull është gjethi, organ zanafillor i bimës, nga i cili kanë lindur organet e tjerë të saj. Sa më e përparuar të jetë lëvizshmëria e jetës, sa më e shpejtë të jetë ritmi i saj, sa më i shkathët aktiviteti i saj, aq më të përparuar do të jenë indet e tjerë. Kështu shohim që vertebrorët kanë një sistem kockor, mbi të cilin janë vendosur fort muskujt. Dhe shohim që muskujt janë të përshkuar gjithkund nga një rrjetë e ndërlikuar nervore, me anë të së cilës ata mund ta shpenzojnë energjinë e përmbyllur në to me përfitim më të madh. Dhe shpjegohet kështu pse sistemi nervor është një vazhdimësi shqisore-motore: nervat centripete dërgojnë tek ai central, që është qendra nervore, mesazhet nga jashtë, ndërsa nervat centrifugale dërgojnë te muskujt përgjigjet e trurit, për të bërë veprimet ose për t’i shmangur ato, sipas dobisë ose jo të organizmit.
Që ndërgjegjja është koekstensive me sistemin nervor, kjo është e qartë dhe nuk ka nevojë për demonstrim. Ajo që është e diskutueshme është nëse dy termat janë ose jot ë barasvlershëm, cili nga të dy është fillimi dhe cili rrjedhimi. Problemi i parë është ai metafizik i shpirtit, i dyti ai gnoseologjik i njohjes.
Materializmi, ndërsa mohon çdo princip tjetër që nuk është material, e mbyll çështjen duke e zgjidhur shpirtin te trupi. Por, mbasi e ka pohuar këtë barasvlershmëri, për të qenë konsekuent, nuk mund të mos e shtyjë logjikën e barasvlershmërisë deri në ekstremin e saj; ai do të mohojë kështu që ndërgjegjja është diçka e ndryshme nga organi në të cilin qëndron, dhe do të pohojë me guxim se qeliza nervore s’është tjetër, vecse ndërgjegje e organizuar. Ky është një hap me të vërtetë tepër i fortë. Por është shtyrë te një hipotezë e tillë radikale nga fakti se gnoseologjia, sado që mundohet ta shpjegojë njohjen, nuk arrin një rezultat krejt të kënaqshëm kur niset nga premise se uni im tjetër, nëse nuk thjeshtësohet plotësisht tek uni (idealizmi), nuk mund të thithet asnjëherë plotësisht nga mendimi prandaj mbetet një “kuid” i pashpjegueshëm, i paarritshëm për mendimin logjik. Edhe pot ë arrihet, me një mundim tepër të madh, që të përputhet realiteti me mendimin, duke e bërë këtë të fundit një kopje besnike të realitetit (spiritualizmi), agnosticizmi nuk eliminohet, vetëm se ndryshon vendqëndrim, duke kaluar nga objekti te vetë subjekti, nga bota te mendimi.

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…