Skip to main content

Tetova News

Fuqia e fjalës - VEDAT KOKONA (Botuar më 1939)


VEDAT KOKONA


Që nga koha e Ifigjenës e deri në ditët t’ona fjala nuk ka humbur dhe as që ka nër mënd t’a humbasë fuqin e saj.Një ditë, në një refleks të titulluar “Mënyrë foljeje”, shkruanja: “Ndjenjat t’ona, të gjitha nuancat e psihikës s’onë shprehen me anën e të qeshurit, të qarit të kërcyerit, të kënduarit etj. Mendimet që na e përshkojnë mëndjen i rëfejmë me anën e fjalëvet që themi ose shkruajmë”.Nuk do të kthehesha prap mbi këtë subjekt, me gjith që mund të shkruhen vëllime të tëra mbi të, po të mos më kishin thënë: ç’ësht fuqija e fjalës?Ja një pyetje që na vihet shumë rrallë në jetën t’onë. Njerzit nuk ja vënë veshin kësaj pyetjeje që ësht një nga më të rëndësishmet dhe sidomos të kohës së sotçme.Nxënësve të shkollës, pothuajse gjithmonë u bëjmë po atë pyetje: ç’ësht trikëndshi? Ç’ësht rethi? Trinomi? Skënderbeu? Ali Pasha etj. Kur riten e mbarojnë shkollat ata pyesin vetveten: ç’ësht jeta? Ç’ësht vdekja? Ç’janë yjtë që këputen nëpër natë? Ç’ësht qielli? Edhe vazhdojnë vallen e një jete q’i merr me rymën e saj e i shtrëngon të vijojnë një ritmë të caktuar që i shpije nga vdekja.
Dikush, të cilit i pëlqen më tepër të zbresë nga sferat stratosferike të meditacioneve dhe të hidhet në lëmën metafizik më pyeti se ç’ish fuqija e fjalës.Nuk dinja nga t’ia mbanja. Kjo pyetje më bëri të mendoj thellë. S’e kisha dëgjuar ndonjë herë. Fuqija e fjalës! Fuqi ka era që fryn me tërbim e rrëzon pemë madhështore, fuqi ka vala e egër që ngrihet nga deti i turbulluar dhe mbyt anije; fuqi ka mëndja që krijon, dora që gdhend ose shkruan, po fjala ç’fuqi mund të ketë? Do të ketë edhe ajo një fuqi të madhe mbasi mendimet që kemi i vëmë në dukje me anën e saj. Fjala ësht pra kanalizimi i mendimeve. Themi a shkruajnë, shumë herë, atë që mendojmë. Fjala ësht lundra valavitëse që vozit në oqeanin t’onë. Po a ngjet vallë një gjë e tillë?A nuk themi, a nuk shkruajmë shumë herë, të kundërtën e tyreve që mendojmë?A nuk fshehim, sa e sa herë, mendimet me maskën e hipokrizis dhe të gënjeshtrës? A nuk e bëjmë të bardhën, të zezë, a nuk i themi dikujt se e duam dhe e respektojmë kur nga fundi i zëmrës na buron një përua mallkimi dhe zëmërimi?A nuk na takon të qeshim e të kuvëndojmë përpara një njeriu të cilin e urrejmë?Dashnorët e rinj, sapo zënë të lëkunden nga valët e dashuris, zënë e u thonë një mijë fjalë njëri tjetrit. Janë të sinqertë dhe fjalët u dalin nga zemra duke sjellë me vehte afshin e ëmbël në të cilin kanë lindur. Më vonë, pasi u vjen dita dhe futen edhe ata në vallen e martesës, ata i flasin përsëri njëri tjetrit si më parë, por vallë sa të vërteta ka midis atyre fjalëvet që nuk burojnë më nga zëmra? Burri kur s’del ndonjë pas darke nga shtëpija i thotë së shoqes që i pëlqen shumë të rijë me të pranë zjarrit, kurse në të vërtetë, ay do të kënaqej sikur të ishte pranë shokëve duke bërë një lojë të vogël.Gruaja, në qoft e mënçur, s’do t’a besojë. Por e vërteta ësht se ajo me gjith që s’ësht e sigurtë nga ndjenjat e të shoqit prap se prap mundohet t’a ndryshojë mendimin e saj, dhe t’a puthitë realitetin në rethin e ëndrës së vet. Fuqija e fjalës së burrit ndihmon shumë në një bashkëpunim të tillë. Burri, që ësht i shtrënguar pak nga jeta, nuk do t’i bëjë kapricet e së shoqes: t’i blejë kapellë a çantë dore, këpucë, nonjë copë të bukur fustani.Një mbrëmje gruaja e shëkon me një buzëqeshje të lehtë. I thotë një fjalë; vetëm një fjalë të vogël. Por sa fuqi që ka ajo fjalë! Të nesërmen fustani ose kapella do të blihet dhe kaprici i gruas do të vejë në vënd.Në shtetet e turmave, një ditë, do të flasë, prijsi. Të gjithë presin me ethe.Prijsi flet. Zëmrat e tyre rrahin po në një gjatësi valash. Fuqija e fjalës ësht madhështore. I ngrë të gjithë në sferat e një ëndre. Një oqean i thellë buçet në zëmrat e tyre. Një oqean që sa vete ngrihet e gjëmon edhe më tepër.Dhe unë shkruaj kur fjalët m’a mbushin shpirtin e më ngrënë disa tallaze që mundohen të vinë deri tek ju e t’u a sjellin fuqin e fjalës s’ime.

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…