Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2015

Tetova News

Gjëmia e mbytur

Fatos Kongoli
Rikthimi i tij qe i ngjashëm me zgjimin nga një gjumë i thellë. Ai u ndërmend ngadalë, pohim relativ ky, kuptimet “ngadalë” apo “shpejt” në këtë rast nuk kanë vend, koha dhe hapësira nuk ekzistonin për të, rrjedhimisht as derivatet e tyre. Pati vetëm një ndijim në një çast të caktuar, kur në terr ndodhi gëzueshëm shpërthimi i një pike, e më pas hapësira zuri të zgjerohej, siç besohet te jetë zgjeruar e vazhdon të zgjerohet pambarimisht universi. Në atë shurdhëri u ngrit një jehonë tingujsh, këta ia lanë vendin një zëri, dhe zëri zuri të përsëriste një kumt, një thirrje të ngulmët, dhe ai vendosi t’i përgjigjej, dhe hapi sytë. Fillimisht mundi të vendosej në hapësirë. Më tej në kohë, meqë iu desh njëfarë kohe për të marrë me mend se ku ndodhej. E pa veten në një sallë me disa radhë ndenjësesh, ulur në skajin e njërës prej tyre, pranë një pareti të qelqtë nga dyshemeja në tavan, në rolin e murit anësor, me të ndara dritaresh. Përtej këtij muri, jo fort larg, aq sa po të zgj…

Flurudha